Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë shkuar në pauzë e cila do të zgjatë një orë.

Kërkesën për pauzë e bëri shefi i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, e cila më pas u aprovua nga kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.


Ndryshe, kryeministri Albin Kurti, ka deklaruar se shkarkimi i ministrit Agim Veliu nuk është shkak për rrëzimin e Qeverisë, por marrëveshja e gatshme me Serbinë që nuk po e mbështetë.

Kurse ministri i Mbrojtjes nga radhët e LDK-së, Anton Quni i ka dhënë edhe një mundësi kryeministrit Albin Kurti për ta hequr mocionin.

Ai para deputetëve tha se nëse Kurti e tërheq vendimin për shkarkimin e Agim Veliut dhe e heq taksën pa kushte, do të tërheqin mocionin për rrëzimin e Qeverisë.

Seanca ka nisur në orën 11:00, ndërsa për rrëzimin e Qeverisë duhen 61 vota. /Telegrafi/