LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi mban nesër seancë të jashtëzakonshme për ndotjen e ajrit

Kuvendi mban nesër seancë të jashtëzakonshme për ndotjen e ajrit

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që seanca e radhës të mbahet më 31 janar ku do të diskutohet për ndotjen e ajrit.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në mbledhjen e Kryesisë tha se seanca do të mbahet të mërkurën, më 31 janar në ora 15:00 dhe në këtë seancë do të debatojnë dhe do të japin rekomandime për ta kaluar këtë situatë.

“Jam njoftuar për masat që janë marrë nga qeveria e Kosovës dhe komuna e Prishtinës, specifikisht. E vlerësojmë. Kjo është një arsye më shumë që të mendojmë edhe si Kuvend i Kosovës dhe të jemi në përkrahje në këtë periudhë”, tha Veseli, duke thënë se duhet një zgjidhje afatgjate.


Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje tha se e përkrahin seancën e nesërme ku do të diskutohet për ndotjen e ajrit.

Ajo tha se VV kërkon që të ketë Rezolutë, e jo rekomandime lidhur me masat për përmirësimin e gjendjes nga ndotja e ajrit.

Ndryshe, ndotja e ajrit në vendin tonë, vazhdon të jetë shqetësuese. Ndërkohë që alarmin rreth ndotjes së ambientit e ka dhënë edhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, duke u sugjeruar kosovarëve që të dalin në qytet me maska. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori