LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi i Maqedonisë votoi disa ligje, votohen edhe anëtarët rinj të KSHZ-së

Kuvendi i Maqedonisë votoi disa ligje, votohen edhe anëtarët rinj të KSHZ-së
Kuvendi i Maqedonise. Foto: Lirim Shabani

Kuvendi sot e ka mbajtur seancën e 19-të, në të cilën janë votuar disa ligje. Në fillim të seancës është verifikuar mandati i deputetes së re Katrina Dimiriovska nga OBRM-PDUKM, e cila vjen në vendin e Marija Miteva, pasi që hoqi dorë nga mandati i deputetes pas emërimit të saj zëdhënëse të Qeverisë. Vazhdimin e seancës së 19-të të Kuvendit, Afrim Gashi e paralajmëroi për nesër në ora 12:00.

Anëtarë të rinj të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve janë zgjedhur Angellço Ristov, jurist i diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës dhe magjistër i të drejtës administrative dhe administratës publike nga Dellçeva dhe Svetllana Karapetrova, ekonomiste e diplomuar dhe magjistre e Ekonomisë – financave, kontabilitetit dhe revizionit nga Tetova. Këta dy anëtarë të rinj të KSHZ-së zgjedhen pasi që Boban Stojanovski i deritanishëm nga OBRM-PDUKM është bërë zëvendës-sekretar i përgjithshëm i Kuvendit, ndërsa Radica Risteska nga LSDM-ja është pensionuar.

Nga seanca e deritanishme janë tërhequr propozimet për zgjedhje të Ardian Demirit dhe Vedat Salihit për anëtarë të Këshillit të prokurorëve publikë të RMV-së dhe Propozim vendimi për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit për mbrojtje dhe korrupsion.


Deputetët e kanë votuar edhe vendimin për zgjedhje të kryetarëve, zëvendësve të kryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të Kuvendit të RMV-së.

Kryetar i Këshillit Nacional për Integrime Evropiane u zgjodh deputeti i LSDM-së, Venko Filipçe, ndërsa nënkryetare u zgjodh deputetja e OBRM-PDUKM-së, Maria Petrushevska. Deputetët Nikolla Micevski, Vesna Bendevska, Halil Snopçe, Monika Zajkova, Ilir Demiri, Amar Mecinoviq, Antonio Milloshoski, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane, Musa Xhaferi, kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme, Ivanka Vasilevska, bashkëkryetar i Komisionit të përbashkët parlamentar u zgjodhën si anëtarë të komisionit BE-Republika e Maqedonisë së Veriut, Orhan Murtezani, ministër i Çështjeve Evropiane, prof. Hristina Runçeva Tasev, përfaqësuese nga Kabineti i presidentes së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Aleksandar Spasenovski, përfaqësues nga Kabineti i Presidentit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësues nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, Dr. Orce Gjorgjievski, përfaqësues nga Bashkësia e Njësive të Pushtetit Lokal dhe Dragan Sekulovski, përfaqësues i Asociacionit të Gazetarëve të Maqedonisë. Ndërsa, nga ana tjetër, deputetët Dafina Stojanoska, Boban Karapejovski, Kaltrina Beqiri, Mitko Trajçulleski dhe Rexhep Ismail, Igor Zdravkovski, zëvendëskryetar i Komisionit për Çështje Evropiane, Arbana Pasholli, zëvendëskryetare e Komisionit për Punë të Jashtme, nënkryetare e Komisionit të Përbashkët Parlamentar BE-Republika e Maqedonisë së Veriut.

Për kryetar dhe anëtarë të Këshillit drejtues të Agjencisë për rregullim të sektorit hekurudhor janë emëruar Nena Trajanovska, juriste e diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës nga Shkupi dhe Simona Simoska Efremovska, magjiste e të drejtës penale nga Gostivari dhe Burim Memishi, jurist i diplomuar nga fshati Pallçishtë e Poshtme, Komuna e Bogovinës. Në seancë u zgjodhën kryetari dhe anëtarët e Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor dhe anëtarët e Komisionit të Agjencisë për Komunikime Elektronike.

Kryetar i Komisionit Shtetëror për vendimmarrje në procedurë administrative, procedurë në marrëdhënie pune dhe mbikëqyrje inspektuese në shkallë të dytë, është zgjedhur Ilçe Musharevski, jurist i diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës nga Resnja. Ndërsa anëtarë Sashko Gruevski, jurist i diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës nga Velesi, Irena Brzanova, juriste e diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës nga Shkupi, Zharko Denkovski, jurist i diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës nga Kumanova, Vera Dimitrieva, juriste e diplomuar me provim të jurisprudencës nga Radovishi, Maja Biçikliska, juriste e diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës nga Shkupi, Marija Stefanoska Tomeska, juriste e diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës nga Shkupi, Simona Leskaroska, juriste e diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës nga Shkupi, Iskra Davitkovska-Kostovska, juriste e diplomuar me provim të dhënë jurisprudencës nga Shkupi, Ana Vesova, juriste e diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencë nga Velesi, Jusuf Miniri i diplomuar në drejtësi me provim të dhënë të jurisprudencës nga fshati Dobridoll Komuna Vrapçisht, Adrian Mamuti i diplomuar në drejtësi me provim të dhënë të jurisprudencës nga Tetova dhe Edit Azizi, e diplomuar në drejtësi me provim të dhënë të jurisprudencës nga fshati Raven i Gostivarit.

Deputetët dhanë mbështetje për nevojën e miratimit të disa ligjeve me procedurë të shkurtuar – Propozim për ndryshimin e Ligjit për veprimtari inovative, me procedurë të shkurtuar – Propozim ligjin për ndryshimin e Ligjit për veprimtarinë kërkimore-shkencore, Propozim ligjin për ndryshimin e Ligjit për trajnimin dhe provimin e drejtorit të shkollës fillore, shkollës së mesme, konviktit të studentëve dhe universitetit të hapur qytetar për mësim të përjetshëm, me procedurë të shkurtuar, Propozim për ndryshimin e Ligjit për standardet e nxënësve, Propozim ligjin për ndryshimin e Ligjit për standardet e studentëve, Propozim ligjin për ndryshimin e Ligjit për Agjencinë Kombëtare të Programeve Arsimore Evropiane dhe Lëvizshmërisë, Propozim Ligji për ndryshimin e Ligjit për Tokë Ndërtimore, Propozim Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit, Propozim Ligji për ndryshimin e Ligjit për Tokë Bujqësore, Propozim i ligjit për plotësimin e Ligjit për koncesionet dhe partneritetin publik privat – Leximi i parë.

Gjithashtu, deputetët votuan për nevojën që pas procedurës së shkurtuar të miratohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Regjistrin Qendror, me amendamentet e të cilit është e mundur që gazetarët të paraqesin kërkesë me shkrim për përdorimin e të dhënave për qëllime kërkimore nga Regjistri i llogarive vjetore, regjistri tregtar dhe nga Regjistri i personave të tjerë juridikë, Regjistri qendror për t’i siguruar ato pa kompensim.

Disa ligje u kaluan në lexim të dytë – Projektligji për ndryshimin e Ligjit për bashkëpunim ndërkomunal, Projektligji për plotësimin e ligjit për koncesionet dhe partneritetin publiko-privat.

Kuvendi e përfundoi shqyrtimin e përgjithshëm të Strategjisë fiskale të Republikës së Maqedonisë së Veriut për 2025 – 2029, Propozimin e Planit financiar të Komisionit Rregullator të Energjetikës, Shërbime të Ujit dhe Shërbime për Menaxhimin e Mbeturinave Komunale të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2025 dhe Propozimin-vendimin për përcaktimin e përqindjes së përfshirjes nga të hyrat e përgjithshme vjetore, për financimin e funksionimit të Komisionit Rregullator të Energjetikës, Shërbime të Ujit dhe Shërbime për Menaxhimin e Mbeturinave Komunale të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2025.

Në trend Lajme

Më shumë
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përdori gjuhë seksiste dhe kërcënuese ndaj gazetareve – AGK dhe RrGGK kërkojnë ndëshkimin e Sami Kurteshit

Përdori gjuhë seksiste dhe kërcënuese ndaj gazetareve – AGK dhe RrGGK kërkojnë ndëshkimin e Sami Kurteshit

Lajme
Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Lajme
Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Lajme
Kalo në kategori