LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi i Maqedonisë e miratoi ribalancin e Buxhetit për 2016

Kuvendi i Maqedonisë e miratoi ribalancin e Buxhetit për 2016

Në kuadër të mbledhjes së 117-të, në kuvendin e Maqedonisë sot në një diskutim për rishikimin e ri të Buxhetit për vitin 2016, njëzëri me 82 vota ‘pro’ miratoi ribalancin e Buxhetit për vitin 2016 me të cilën sigurohen 35 milionë euro shtesë për dëmshpërblim të plotë të dëmeve nga përmbytjet e 6 gushtit të këtij viti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të ardhurat në Buxhet me ribalanc janë të pandryshueshme dhe mbeten në nivel të projektimit prej 174.291 milionë denarëve. Shpenzimet rriten prej 195.475 milionë denarë në 197.410 milionë denarë, ndërsa rritet edhe deficiti buxhetor prej 3.6 në 4% dhe do të jetë 23.119 milionë denarë, në vend të 21.181 milionë denarë. /Telegrafi/