Kuvendi i Kosovës ka pasur përmirësim të dukshëm të transparencës, hapjes për qasje të lirë në informacion dhe respektim të procedurave.
Kështu thuhet në gjetjet e “Analizës mbi Qeverisjen e Hapur të Kuvendit të Kosovës”, të prezantuar nga Open Data Kosovo, duke shtuar se, ky institucion mban një marrëdhënie të mirë me shoqërinë civile.
Nga viti 2016, kur është bërë ky hulumtim, deri në vitin 2019, ka pasur një përmirësim të hapjes së Kuvendit të Kosovës.
“Kuvendi i Kosovës shënoi rezultat prej 60 për qind në treguesit e hapjes. Megjithatë, kishte hapësirë për përmirësim. Po ashtu, në aspektin e qasshmërisë u shënuar 47.73 për qind dhe 50 për qind kur ishte fjala për aspektin e efektivitetit, i cili lidhet me planifikimin strategjik dhe monitorimin parlamentar si mjet të hapjes”, thuhet në hulumtim, përcjell Telegrafi.
Të gjeturat e vitit 2017 tregojnë se ky institucion ka shënuar 60 për qind të indikatorëve.
“Ky institucion duke u bazuar në treguesit e hapjes, shënoi 49 për qind. Rezultati nuk u vlerësua si i kënaqshëm, duke marrë parasysh që në matjen e fundit, Kosova u rendit e dyta në rajon duke shënuar 60 për qind të indikatorëve. Kjo tregoi se nuk kishte pasur ndonjë rritje në përpjekjet për hapjen parlamentare, prandaj vendi kishte një rënie prej tre vendeve më poshtë”, tregojnë të gjeturat.
Në vitin 2018, Kuvendi i Kosovës shënoi përmirësim prej 73 për qind të hapjes.
“Kuvendi i Kosovës shënoi gjithsej 73 për qind. Renditja e Kosovës në vitin përkatës ishte më e kënaqshme se ajo e një viti më parë, duke shfaqur një rritje të përpjekjeve për hapjen e Kuvendit me shumë mjete dhe mekanizma të krijuar si Forumi i Transparencës, zyra për bashkëpunim me shoqërinë civile, hapja e takimeve të komisionit. Kuvendi i Kosovës shënoi 55 për qind në parimin e qasshmërisë, 80 për qind në komponentën e ndërgjegjësimit, 82 për qind në parimin e integritetit dhe 78 për qind në parimin e transparencës”¸ thuhet në punim.
Për shkak të përpjekjeve, në vitin 2019, ky institucion shënoi përmirësim prej të dukshëm.
“Kuvendi i Kosovës shënoi një rezultat të përgjithshëm prej 80.5 për qind në aspektin e hapjes për vitin 2019. Ky rezultat tregon se Kuvendi ka rritur hapjen e tij me kalimin e viteve. Kur u mat për herë të parë në vitin 2016, Kuvendi i Kosovës shënoi 60 për qind në tregues, ndërsa tani rezultati tregon përmirësim për shkak të përpjekjeve të bëra ndër vite. Nëse do të krahasonim një rezultat të tillë në një kontekst rajonal, Kuvendi i Kosovës ka shumë për të bërë në aspektin e hapjes së tij, megjithatë, në kontekstin kombëtar një përmirësim i tillë është i kënaqshëm”, tregon hulumtimi.
Në këtë punim thuhet se Kuvendi i Kosovës është i qasshëm përmes kanaleve të medieve sociale.
“Kuvendi i Kosovës shënoi 68 për qind sa i përket parimit të qasshmërisë, i cili është 13 për qind më i lartë se një vit më parë. Sa i përket komunikimit me publikun, nuk ekzistonin kanale të komunikimit direkt të cilat siguronin qasje në komunikim të drejtpërdrejtë midis publikut të gjerë dhe parlamentit; megjithatë, ODK në bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës po zhvillojnë zgjidhjen digjitale, e-pjesëmarrjen e cila do të fillojë funksionimin në muajin shkurt të vitit 2021. Përveç platformës së konsultimit publik që do të zhvillohet, Kuvendi i Kosovës është gjithashtu i qasshëm përmes kanaleve të mediave sociale si Facebook i cili mundëson që veprimtaritë e Kuvendit të komunikohen në mënyrë efektive te audienca më e re. Kuvendi i Kosovës duhet të zhvillojë më shumë trajnime për stafin në fushën e qasjes në informata publike”, tregojnë të gjeturat.
Kuvendi i Kosovës ende nuk ka mekanizëm për peticionin elektronik.
“Deri sot, nuk ka asnjë mekanizëm të miratuar nga Kuvendi i Kosovës në lidhje me sistemin e peticionit elektronik. Kjo është arsyeja pse, në tre treguesit që lidhen me peticionin elektronik, Kosova ka shënuar zero pikë. Meqenëse kjo formë e angazhimit të qytetarëve në punën e njësive të administratës publike inkurajohet dhe miratohet nga shumë rrjete ndërkombëtare d.m.th. Partneriteti për Qeveri të Hapur, ne rekomandojmë që Kuvendi i Kosovës të lëvizë drejt sistemeve të tilla; në ato më transparente dhe më të qasshme sesa peticionet tradicionale”¸ thuhet në hulumtim.
Në komponentin e integritetit, Kuvendi i Kosovës ka shënuar gjithsej 96 për qind.
“Kuvendi i Kosovës në komponentin e integritetit ka shënuar gjithsej 96 për qind. Informatat mbi asetet, burimet e të ardhurave, shumën e të ardhurave dhe detyrimet sigurohen nga lista e aseteve të anëtarëve të kuvendit. Të dhëna të tilla janë të organizuara dhe të strukturuara në një mënyrë lehtësisht të arritshme për publikun. Edhe pse qasja në të dhëna që kanë të bëjnë me deklarimin e pasurisë nuk është publikuar, një qasje e tillë u sigurohet qytetarëve me anë të kërkesës, pasi ajo jepet në përputhje me Ligjin për Qasjen në Dokumente Publike dhe me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, tregohet në punim.
Mbi parimin e transparencës, ky institucion ka shënuar një total prej 88 për qind.
“Kuvendi i Kosovës ka shënuar një total prej 88 për qind mbi parimin e transparencës, gjë që tregon rritje krahasuar me rezultatet e vitit të kaluar. Në nëndomenin e informacionit organizativ, Kuvendi i Kosovës shënoi gjithsej 84 për qind”, shpjegon hulumtimi.
Dokumenti më i rëndësishëm që Kuvendi ka miratuar është Rregullorja për Komunikim.
“Një nga dokumentet më të rëndësishme që Kuvendi ka miratuar është rregullorja për komunikim me media dhe publikun, e cila ka vendosur rregulla dhe procedura për stafin, si dhe palët e treta që ndjekin punën e kuvendit për të siguruar komunikimin. Faqja zyrtare e internetit e Kuvendit ofron qasje të lehtë në ligje, ndryshime, projekt legjislacion, rregullore, strategji dhe raporte të punës. Një tipar tjetër që kontribuon në transparencën e Kuvendit është Sistemi për Përcjellje të Legjislacionit i cili u mundëson qytetarëve të përfshihen më shumë në procesin legjislativ pasi ata mund të përcjellin se në cilën fazë është ligji. Të dhënat e votimit nga seancat plenare të Kuvendit publikohen gjithashtu në faqen e internetit. Për më tepër, Kuvendi ka transmetim në video të seancave plenare, të cilat në tërësi inkurajojnë pjesëmarrjen aktive të qytetarëve në procesin legjislativ, duke forcuar kështu rolin e Kuvendit si institucion”, tregon punimi.
Krahasuar me vitet e mëparshme, Kuvendi i Kosovës po bën gjithashtu përparim në transparencë në lidhje me prokurimin publik.
“Qytetarët mund të qasen në kontratat për procedurat e prokurimit publik, të cilat janë në dispozicion në faqen e internetit, si dhe në rezultatet e ofertave kryesore të prokurimit publik. Kuvendi i Kosovës ka publikuar me sukses planin përfundimtar të prokurimit, i cili mund të jetë i qasshëm nga qytetarët e Kosovës. Kuvendi filloi të publikojë raporte më të hollësishme financiare mbi baza tremujore dhe vjetore në lidhje me shpenzimet e tij. Të dhënat janë siguruar formatin Excel [.xls], i cili është shumë i lehtë për përdorim dhe i qasshëm nga qytetarët e Kosovës”, thekson hulumtimi.
Për sa i përket ndjekjes së punës së Kuvendit, vetëm 6.1 për qind e qytetarëve i shikojnë aktivitetet.
“Vetëm 6.1 për qind e të anketuarve shpesh ndjekin punën e Kuvendit të Kosovës. Rreth 35 për qind e të anketuarve ndjekin punën e Kuvendit ndonjëherë, 37 për qind rrallë e ndjekin atë, dhe rreth 22 për qind e të anketuarve kurrë nuk e bëjnë këtë. Vetëm rreth 1 për qind e të anketuarve janë shumë të kënaqur me punën e Kuvendit, ndërsa, rreth 23 për qind e të anketuarve janë pjesërisht të kënaqur me punën e parlamentit. Kjo pastaj la rreth 33 për qind të të anketuarve të ndiheshin neutralë për punën e parlamentit, dhe së fundmi rreth 17 për qind janë të pakënaqur me punën”, përfundon punimi.
Në fund, 27 për qind e të anketuarve menduan se kanë çfarë të thonë dhe se mund të kontribuojnë në nismat e ndërmarra, kurse rreth 52 për qind u përgjigjën se nuk mendojnë se mund të kontribuojnë në iniciativat e Kuvendit të Kosovës dhe rreth 21 për qind e të anketuarve nuk shprehën mendimet e tyre në këtë drejtim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZëvendësministri i reagon Bajramit: Doracakët për edukimin seksual u miratuan kur ti ishe ministre e Arsimit
“Doracakët janë botuar në vitin 2023”, Bajrami reagon sërish: Keni prekë në familje - përgjegjësi duhet t'i kërkohet Nagavcit
Gjenerali amerikan: Serbia duhet ta pranojë të ardhmen pa Kosovën
Edhe 697 banka tjera gjermane korrigjojnë gabimin, Kosova do të figuroj si shtet i pavarur
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Vrasja e ish-drejtorit në SHISH, dyshohet se biznesmeni u qëllua nga lartësia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Drenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet
Arne Slot befason të gjithë me përforcimin e fundit te LIverpooli
Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detaje
Mike Tyson bëri kërkesë të pazakontë për rregulloren në luftën ndaj Jake Paul
Gjigantët brazilian kanë konfirmuar interesimin për Sergio Ramos – ndërsa raportimet për Real Madridin vazhdojnë