Pesë organizata jo-qeveritare që merren me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS); Qendra për Barazi dhe Liri (CEL Kosova); Qendra për Zvillimin e Grupeve Shoqërore (CSGD); Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ); dhe Civil Rights Defenders kanë paraqitur sot një Padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe më pas do të paraqesim një Ankesë në Institucionin e Avokatit të Popullit, për shkak të siç thonë cenimit të dinjitetit dhe diskriminimit të personave LGBTIQ+, gjatë seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të datës 16 mars 2022.
Padia dhe ankesa janë paraqitur kundër Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe kundër deputetes, Labinotë Demi-Murtezi.
“Sjellim në vëmendjen tuaj se në këtë ditë, më 16 mars, Kuvendi i Republikës së Kosovës mbajti seancë plenare në të cilën bëri edhe shqyrtimin e parë të Projekt-Kodit Civil të Republikës së Kosovës. Siç e kemi parë dhe dëgjuar të gjithë publikisht, gjatë kësaj seance u zhvillua debat polemizues në lidhje me dispozitat specifike të Projekt-Kodit Civil, të cilat kishin të bënin me bashkësitë e regjistruara civile ndërmjet personave me seks të njëjtë.
Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm se qëndrimet kundërthënëse dhe diskutimet polemizuese parlamentare janë tipar themelor i parlamentarizmit në vendet demokratike. Por kjo liri dhe privilegjet që gëzojnë deputetët nuk mund të abuzohen për të stigmatizuar dhe demonizuar persona apo grupe të caktuara të shoqërisë tonë”, thonë këto organizata.
Sipas tyre, as deputetët nuk e kanë atë të drejtë dhe as institucioni i Kuvendit nuk duhet të lejojë dhe tolerojë një gjë të tillë.
“Siç e kemi theksuar në Padi dhe Ankesë, edhe Gjykata Kushtetuese ka sqaruar në një nga vendimet e saj, se deputetët kanë pozitë të privilegjuar në ushtrimin e funksionit të tyre përfaqësues, por imuniteti dhe privilegjet e tyre shtrihen deri në masën që veprimet dhe vendimet e tyre ndërmerren brenda fushëveprimit të përgjegjësive të tyre.
Në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës të datës 16 mars 2022, gjatë diskutimeve për Projekt-Kodin Civil, deputetë dhe deputete të caktuara kanë (keq)përdorur foltoren e Kuvendit për të demonizuar komunitetin LGBTIQ+.
Kjo nuk i shërben në asnjë formë ushtrimit të mandatit përfaqësues të deputetit e as ushtrimit të funksionit ligjdhënës nga Kuvendi. Ata dhe ato kanë përdorur gjuhë stigmatizuese dhe diskriminuese ndaj personave LGBTIQ+”, thuhet më tej.
Sipas tyre, drejtuesi i seancës plenare të Kuvendit nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim për të mos lejuar apo për ta sanksionuar një gjuhë të tillë – siç e përcakton Rregullorja e Kuvendit.
“Këto deklarata të deputetes znj. Demi-Murtezi dhe disa deputetëve të tjerë, si dhe tolerimi i tyre nga ana e Kuvendit, kanë cenuar dinjitetin e personave LGBTIQ+, si dhe kanë pasur efekt poshtërues dhe diskriminues ndaj tyre.
Edhe Avokati i Popullit është shprehur publikisht, lidhur me gjuhën e përdorur në seancën e 16 marsit 2022, se, citojmë: Kjo ka qenë ndoshta shpërfaqja më e qartë e gjuhës së urrejtjes dhe qasjes jo tolerante dhe jorespektuese ndaj të drejtave të personave LGBTIQ+”, thuhet më tej.
Sipas tyre, Kushtetuta dhe ligjet e Republikës së Kosovës, sikundër edhe konventat për të drejtat e njeriut që zbatohen në vendin tonë, u garantojnë të gjithë individëve dhe grupeve shoqërore, duke përfshirë edhe personave LGBTIQ+, të drejtën e mos cënimit të dinjitetit, mbrojtjen nga trajtimi poshtërues, si dhe mbrojtjen nga diskriminimi.
Ata më tej deklarojnë se kanë qenë dëshmitar të sulmeve apo planeve për sulme terroriste, ndaj personave LGBTIQ+, siç ishin rastet në Dokufest dhe në paradën e mbajtur në Prishtinë.
“Ne nuk aludojmë në asnjë mënyrë që Kuvendi apo deputetë të caktuar kanë për qëllim të nxisin dhunë apo diskriminim ndaj personave LGBTIQ+. Por, një efekt i tillë prodhohet nga fjalime homofobe dhe cilësime stigmatizuese, siç ishin ato të disa deputetëve në seancën e 16 marsit 2022 dhe, sidomos, tolerimi i tyre nga Kuvendi.
Prandaj, përmes kësaj padie dhe ankese ne dëshirojmë, jo vetëm të mbrojmë të drejtat kushtetuese të personave LGBTIQ+, por edhe të ngrisim vetëdijen shoqërore – sidomos tek deputetët – për të drejtat e këtij komuniteti të cenueshëm të shoqërisë tonë”, thonë më tej. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dashnor Sula tërheq emrin nga lista e Nisma “Shqipëria Bëhet”, zbardhet arsyeja

Gashi: Qytetarët nuk janë të kënaqur me diskursin politik dhe kulturën politike në Kuvend

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës