Kushtetuta në prag të ndryshimit, nga mesi i janarit pritet votimi (Video)

Edhe tre ditë kanë mbetur deri në fazës e fundit të ndryshimeve kushtetuese. Për tu miratuar ndryshimet do të nevojitet shumicë prej 2/3.
Më 9 janar është caktuar seanca ku deputetët do të duhet të diskutojnë për propozimin final të katër amendamenteve kushtetuese të propozuara nga Qeveria dhe për ligjin kushtetues, ndërsa në këtë debat nuk do të marrin pjesë deputetët e OBRM-PDUKM-së, por do të marrin pjesë 8 deputetët e përjashtuar nga koalicioni i udhëhequr nga OBRM-PDUKM. Sipas paralajmërimeve më 15 janar do të përmbyllet i gjithë procesi i ndryshimeve kushtetuese që dalin nga Marrëveshja e Prespës.
Gjatë debatit në lexim të parë dhe të dytë, shumica parlamentare dhe qeveria kanë pranuar vërejtjet dhe amendamentet e tetë deputetëve nga grupi i pavarur parlamentar nga OBRM-PDUKM. Gjithashtu janë pranuar edhe amendamenti i Aleancës për Shqiptarët për përfshirjen e Kosovës në Kushtetutë si dhe një amendament me të cilin definohet se shtetësia maqedonas, qytetar i Maqedonisë së Veriut nuk definon përkatësinë etnike të qytetarëve.
Amendamentet kushtetuese do të konsiderohen të miratuara nëse për to votojnë 80 deputetë, ndërsa për amendamentin e Preambulës së Kushtetutës përveç dy të tretave, i nevojshëm është edhe votimi me Badenter.
Kryeministri Zoran Zaev ditë më parë ka deklaruar se 76 deputetë i kanë konfirmuar se do të mbështesin fazën e fundit të miratimit të ndryshimeve kushtetuese, por ai është shprehur optimist se ky numër do të rritet edhe më shumë, gjegjësisht që pro ndryshimeve të votojnë edhe deri në 85 ose 90 deputet pasi që të shqyrtohen të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet e deputetëve të cilët kanë paralajmëruar amendamente ndaj propozim amendamenteve kushtetuese. Gjatë këtyre ditëve janë shtuar bisedimet me deputetët që janë shprehur të lëkundur për votimin e ndryshimeve kushtetuese, si dhe bisedime veç e veç me deputetë të OBRM-së.
Pasi të përfundojë miratimi i ndryshimeve kushtetuese në Maqedoni, menjëherë pritet që në Athinë të fillojë procedura për miratimin e Marrëveshjes së Prespës dhe protokollit për anëtarësim të Maqedonisë në NATO dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.
Kujtojmë se më 19 tetor deputetët në Kuvend me 80 vota “për” sollën vendim për hapjen e Kushtetutës dhe ndryshimin e saj sipas Marrëveshjes së Prespës./Shenja/
https://www.youtube.com/watch?v=Xj_GDG0qe6M
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit