LAJMI I FUNDIT:

Kushtetuesja pritet të marrë vendim para 29 majit për dekretin e Thaçit

Kushtetuesja pritet të marrë vendim para 29 majit për dekretin e Thaçit

Të premten ishte afati i fundit kur palët kishin të mundësi të depononin në Gjykatën Kushtetuese komentet e tyre përkitazi me meritat e kërkesës së Vetëvendosjes për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit të 30 prillit të presidentit.

Këtë të drejtë e shfrytëzuan liderë institucionalë dhe ata të partive politike.

Një ditë pas, njohësit e çështjeve kushtetuese dhe juridike deklarohen për gjykatën dhe kohë e marrjes së vendimit.


Riza Smaka beson se kjo gjykatë as nuk do të vonojë, por as nuk do ta shpallë vendimin e saj para datës së caktuar 29 maj.

”Unë nuk besoj që do ta shpallë para datës 29 por nuk do ta vonojë. Mirë do të ishte të mos shtyhej, ndryshe Kosova I ka institucionet e ka qeverinë me te gjitha kompetencat sepse nuk ka as dispozitë në kushtetutë as ndonjë ligj me të cilën do të ngushtoheshin autorizimiet e qeverisë gjatë periudhës kur është në detyrë” tha ai për RTK.

Ndërkaq, drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, mendon ndryshe. Miftaraj thotë se Gjykata Kushtetuese në bazë të praktikës së mëhershme nuk do të thotë që është e obliguar të presë këtë afat.

”Duke marrë për bazë natyrën urgjente të kësaj kërkese, duke marrë për bazë që tanimë kemi një qeveri në detyrë dhe nevojën që Republika e Kosovës të ketë institucionet demokratike të zgjedhura në bazë të asaj që përcakton kushtetuta dhe praktika e Gjykatës Kushtetuese unë mendoj se Gjykata Kushtetuese do të marrë një vendim para datës 29 maj”.

Menjëherë pasi presidenti Hashim Thaçi dekretoi përfaqësuesin e LDK-së, Avdullah Hoti, për formimin e qeverisë së re, Lëvizja Vetëvendosje e dërgoi dekretin në Gjykatën Kushtetuese, e kjo e fundit nxori masë të pakohshme deri në fund të këtij muaji.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari refuzoi të përgjigjet, krejt çka ndodhi në Hagë

​Dëshmitari refuzoi të përgjigjet, krejt çka ndodhi në Hagë

Drejtësi
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Lajme
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori