Kushdo që kapet duke urinuar në det në një qytet spanjoll do të gjobitet me 751 euro.
Autoritetet në Vigo në rajonin verior të Galicia-s miratuan legjislacionin mjaft të rreptë që ndalon ‘procesin fiziologjik në plazh ose në det’, transmeton Telegrafi.
Nuk dihet se si ata planifikojnë të kontrollojnë këtë, dhe duket se as ata vetë nuk e dinë, pasi ende nuk kanë treguar.
Megjithatë njerëzit nuk duhet të shqetësohen nëse kapen për këtë gjë në Vigo, pasi më shumë objekte publike po futen në plazhet e qytetit.
Vizitorëve iu është ndaluar gjithashtu përdorimi i sapunit ose shampos në det dhe nuk lejohe larja e enëve në ujë.
Jetesa e shëndetshme do të promovohet me ndalimin e pirjes së duhanit në disa plazhe. Këshilli shpreson se kjo do të parandalojë ndotjen e bregdetit nga bishtat e cigareve. /Telegrafi/