Dy dekadat e para të shekullit të XXI po fillojnë të hedhin një hije të gjatë mbi botën perëndimore. Kemi bërë rrugë të gjatë që nga fundi i shekullit, kur njerëzit kudo, por sidomos në Evropë, përqafuan me ngulm “fundin e historisë”.
Sipas këtij nocioni zhgënjyes, fitorja e Perëndimit në Luftën e Ftohtë – e fundit nga tre luftërat e mëdha të shekullit XX – kishte krijuar një rend global për të cilin nuk mund të kishte alternativa. Tani e tutje, u mendua, historia botërore do të vazhdonte para në mënyrë të qëndrueshme drejt universalizimit të demokracisë së stilit perëndimor dhe ekonomisë së tregut. Shekulli i ri do të ishte thjesht një vazhdim i një të mëparshmi, me një Perëndim triumfues që shtrinte sundimin e tij.
Bota tani është më e mençur. Rrjeti i aleancave dhe institucioneve që ruajtën dominimin e Perëndimit po vërteton se është një produkt i shekullit XX, e ardhmja e tij tani është në dyshim. Rendi global po pëson një ndryshim thelbësor, pasi qendra e tij e gravitetit zhvendoset nga Atlantiku i Veriut në Paqësor dhe Azinë Lindore. Kina është në krye – ekonomikisht, teknologjikisht dhe politikisht – duke u bërë një fuqi botërore dhe sfiduesja e vetme e hegjemonit në detyrë, Shteteve të Bashkuara.
Në të njëjtën kohë, SHBA-ja po lodhet nga roli i saj si lider global. Ajo filloi të tërhiqej pas nën drejtimin e ish-presidentit Barack Obama, por nën udhëheqjen e Donald Trumpit, ajo ka përshpejtuar tërheqjen e saj në një mënyrë kaotike dhe të rrezikshme. Heqja dorë e Amerikës nga lidershipi përbën një kërcënim për vetë ekzistencën e Perëndimit transatlantik, i cili mbështetet në një themel vlerash të përbashkëta dhe institucionesh politike. Në mungesë të ndonjë alternative të arsyeshme, struktura po shkatërrohet.
Rusia, ndërkohë, po përballet me të ardhmen duke parë të kaluarën e saj të shekullit XX. Ashtu si Bashkimi Sovjetik, ajo po i var të gjitha shpresat tek armët bërthamore. Megjithatë, në shekullin e XXI, pushteti do të përcaktohet jo nga arsenali bërthamor i dikujt, por nga një spektër më i gjerë aftësisht teknologjike bazuar te digjitalizimi. Ata që nuk janë në pararojë të inteligjencës artificiale (AI) dhe Big Data do të bëhen në mënyrë të pashmangshme të varur nga, dhe si përfundim do të kontrollohen nga fuqitë e tjera. Të dhënat dhe sovraniteti teknologjik, dhe jo nga kokat e raketave bërthamore, do të përcaktojnë shpërndarjen globale të pushtetit dhe pasurisë në këtë shekull. Dhe në shoqëritë e hapura, të njëjtët faktorë do të vendosin gjithashtu të ardhmen e demokracisë.
Sa i përket Evropës, Kontinenti i Vjetër hyri në shekullin e ri në një formë aspak optimale. Duke jetuar nën iluzionin komod pas-historik të paqes së përhershme, Bashkimi Evropian nuk arriti të përfundonte projektin e integrimit (edhe pse arriti të zgjerohej drejt lindjes). Tërheqja e nënkuptuar e garancisë së sigurisë amerikane nën udhëheqjen e Trumpit e ka goditur Evropën si një rrufe në qiell të hapur.
E njëjta gjë mund të thuhet edhe për revolucionin digjital. Faza e parë e digjitalizimit – platformat përballë konsumatorit – është udhëhequr pothuajse tërësisht nga SHBA-ja dhe Kina. Nuk ka firma konkurruese platformash evropiane dhe po ashtu asnjë kompani evropiane informatike që mund të konkurrojë me Silicon Valley apo Kinën.
Çështja më e rëndësishme me të cilën përballet Komisioni i ri Evropian, është mungesa e sovranitetit digjital të Evropës. Komanda e Evropës për inteligjencën artificiale, Big Data dhe teknologjitë përkatëse do të përcaktojë konkurrencën e saj të përgjithshme në shekullin e XXI. Por evropianët duhet të vendosin se kush do t’i zotërojë të dhënat e nevojshme për të arritur sovranitetin digjital dhe çfarë kushtesh duhet të qeverisin mbledhjen dhe përdorimin e tij. Këto pyetje do të përcaktojnë fatin e demokracisë në Evropë dhe nëse e ardhmja e Kontinentit të Vjetër do të jetë një prosperitet apo do të pësojë rënie. Si të tilla, ato duhet të vendosen në nivel evropian, jo individualisht nga shtetet-kombe. Është po aq e rëndësishme që këto pyetje të marrin një përgjigje tani. Evropa duhet të vërë në punë “topin digjital” ose të shtypet nga ai.
Në vitet në vijim, dizajni dhe prodhimi i automobilave, inxhinieria mekanike, mjekësia, mbrojtja, energjia elektrike dhe familjet private të gjitha do të hyjnë në konfuzion nga teknologjitë digjitale. Të dhënat e prodhuara nga këta sektorë do të përpunohen kryesisht përmes resë, që do të thotë se kontrolli i kësaj të fundit do të jetë jetik për fatet ekonomike dhe strategjike afatgjata të vendeve.
Për të mbrojtur sovranitetin e saj digjital, Evropa do të duhet të bëjë investime masive në kapacitetin e “kompjuterëve cloud” dhe burimeve të tjera fizike që mbështesin revolucionin digjital. Evropa ka qenë shumë e ngadaltë dhe e pavendosur në këtë drejtim. Sfida e saj tani është të arrijë SHBA-në dhe Kinën, që të mos mbetet pas përgjithmonë.
Evropianët nuk duhet të ushqejnë asnjë iluzion se sektori privat do të kujdeset vetë për gjërat. Disavantazhi konkurrues i Evropës kërkon një ndryshim thelbësor strategjie në nivelin më të lartë. Institucionet e BE-së do të duhet të udhëheqin në përcaktimin e rregulloreve dhe, së bashku me vendet anëtare, në sigurimin e financimit të nevojshëm. Por sigurimi i sovranitetit digjital të Evropës do të kërkojë një përpjekje shumë më të gjerë, që përfshin biznese, studiues dhe politikanë.
Pas 50 vjetorit të fundit të uljes së parë në Hënë, ka pasur shumë diskutime në media për një fluturim të mundshëm të njeriut në Mars. Megjithatë, për Evropën, udhëtimi në hapësirë mund të presë. Prioriteti kryesor i saj duhet të jetë krijimi dhe mbrojtja e sovranitetit digjital, si edhe të bëjë çfarëdo është e nevojshme për të ndalur rënien e vetë dhe për të mbrojtur demokracinë. Për më mirë ose për keq, shekulli i XXI tashmë po ecën mirë. /Project Syndicate/BIRN/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen
Trump lavdëron kryeministrin britanik ndërsa Musk kërkon burgosjen e tij - çfarë ndodh kur dy aleatë ndajnë mendime të ndryshme?
Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre
Ekonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime
Pati përplasje të ashpër me trajnerin, reagon Calabria dhe sqaron pse ndodhi kjo
Pas tensioneve mes tyre, Egli shkon ta zgjojë Gjestin nga gjumi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite