UEFA ka zbuluar listën e 10 lojtarëve më të mirë në Evropë për sezonin e kaluar për klube dhe shtete.

Tre të parët janë Lionel Messi, Kevin De Bruyne dhe Erling Haaland, pra dy nga Manchester City, kampioni i Evropës.

Treshja është në garë për t'u shpallur ‘Lojtari më i mirë i UEFA-s’ më 31 gusht.

Vinicius Jr. nuk hyn në top 10 listën, sipas listës së publikuar nga UEFA. Është për të befasuar që Vini nuk hyn në këtë listë.

Sezonin e kaluar Vinicius luajti 55 ndeshje për Real Madridin duke shënuar 23 gola dhe duke regjistruar 21 asistime.

Në Ligën e Kampionëve, braziliani shënoi shtatë gola dhe dha pesë asistime në 12 ndeshje duke ndihmuar Real Madridin të arrijë në gjysmëfinale.


Këtu janë dhjetë lojtarët e tjerë bazuar në votim e UEFA-s  1/ Kevin De Bruyne (Belgjikë & Manchester City)

de bruyne

2/ Erling Haaland (Norvegji & Manchester City)

haaland

3/ Lionel Messi (Argjentinë & Paris, Inter Miami)

lionel messi 1

4/ İlkay Gundogan (Gjermani & Man City, Barcelona – 129 pikë)

Gundogan

5/ Rodri (Spanjë & Manchester City ) – 110 pikë

Rodri

6/ Kylian Mbappe (Francë & Paris) – 82 pikë

mbappe 15

7/ Luka Modric (Kroaci & Real Madrid) – 33 pikë

modric

8/ Marcelo Brozovic (Kroaci & Inter/ Al Nassr) – 20 pikë

Brozovic

9/ Declan Rice (Angli & West Ham/ Arsenal) – 14 pikë

Declan Rice

10/  Alexis Mac Allister (Argjentinë & Brighton, Liverpool) – 12 pikë

Mac Allister 1 1


/Telegrafi/

telegrafi sport app