Për dekada të tëra, Gjermania ka kërkuar Miroslav Klosen ose Mario Gomezin e ardhshëm - të famshëm për edukimin e talentëve të rinj, por që kanë luftuar për të gjetur një qendërsulmues të qëndrueshëm.

Mes katërshes fantastike të Niclas Fullkrug, Deniz Undav, Tim Kleindienst dhe Jonathan Burkardt, ka dalë një lojtar i ri që mund t’i japë fund këtij kërkimi të gjatë dhe të marrë fanellën me numër 9 të ekipit kombëtar.


Njihuni me Nick Woltemade:

Tifozët e kundërshtuan transferimin e tij, por pas një sezoni të shkëlqyer, tani e quajnë WolteMessi.

Kur sulmuesi 22-vjeçar iu bashkua Stuttgartit me vetëm tri kontribute për gola në 50 ndeshje për Werder Bremen, pak veta e kuptuan logjikën, veçanërisht me Deniz Undav, Ermedin Demirovic dhe El Bilal Toure që tashmë shkëlqenin.

Pas një sezoni të dobët 2023/24 te Bremen (një gol në 30 ndeshje), potenciali i tij ishte ende i njohur.

Një huazim te Elversberg në nivelin e tretë të sezonit 2022/23, ku ai shënoi 17 gola dhe dha 12 asiste, tërhoqi vëmendjen e Bundesligës.

Me kontratën e tij me Werderin që skadonte në verën e vitit 2024, Woltemade, i frustruar nga paqëndrueshmëria, e refuzoi Hertha Berlinin për një Stuttgart që shkonte në Ligën e Kampionëve.

Duke filluar si zëvendësues, ai luajti vetëm 61 minuta në 10 ndeshjet e para në ligë, përfshirë pesë herë nga bankina. Por kur Undav dhe Toure u lënduan, trajneri Sebastian Hoeness i dha një shans - dhe nuk u pendua kurrë për këtë.

Woltemade shpërtheu në formacionin titullar, duke shënuar kundër skuadrave të nivelit më të ulët në Kupën e Gjermanisë dhe në ndeshje kyçe të Bundesligës, duke e mbyllur sezonin me 12 gola dhe 2 asiste në ligë, plus një arritje unike në Kupë - duke shënuar në çdo ndeshje që luajti (5 gola, 1 asist).

Goli i tij në finale kundër Arminias ndihmoi Stuttgartin të fitonte titullin e parë që nga viti 1997.

Megjithatë, ai u la jashtë skuadrës së Ligës së Kampionëve, duke favorizuar lojtarë të tjerë.

Pas sezonit, Julian Nagelsmann e thirri atë në ekipin kombëtar të të rriturve për finalet e Ligës së Kombeve. Tani, thuhet se janë të interesuar Real Madridi (që e kërkon me ngulm), Arsenali, Chelsea, Atletico Madrid, Bayern dhe Roma.

Skepticizmi fillestar i tifozëve të Stuttgartit harrohet, dhe zëvendësohet nga nofka që u bë virale Voltemessi, duke reflektuar driblimin e tij të aftë, por të ngathët, me trupin e tij prej 198 cm.

Që nga fitorja 10-1 ndaj Estonisë në shtator 2024, ai ka kontribuar në çdo ndeshje ndërkombëtare të të rinjve. Në Euro U-21:

Një tregolësh kundër Sllovenisë në ndeshjen hapëse.

1 gol, 2 asiste kundër Çekisë.

1 gol, 1 asist kundër Italisë në çerekfinale.

Ai është golashënuesi më i mirë i turneut (5 gola) dhe asistuesi (3).

Në 16 ndeshje me të rinjtë, ai ka 12 gola dhe 10 asiste, duke synuar ta përmirësojë këtë shifër më 25 qershor, në orën 21:00, në gjysmëfinalen kundër Francës. /Telegrafi/

telegrafi sport app