I qetë e me flokë të thinjura, 83 vjeçari Peter Higgs ka pritur nga viti 1964 vërtetimin e teorisë së tij revolucionare. Katër vjet më parë, kur u vu në funksion Goditësi i Madh i Haldonit, bota e rëndomtë nuk ka dëgjuar për të. Por, kur fizikanët njoftuan se kanë zbuluar bozonin e Higssit, këtë grimcë të pakapshme që mban emrin e tij, profesor i pensionuar i fizikës përnjëherë fitoi famë.
Peter Higgs, shkencëtari zbulimet e të cilit më 1960 çuan në zbulimin spektakolar të bozonit në CERN, ka lindur në Newcastle më 1929.
Ai deklarohet si ateist, prandaj nuk është i kënaqur që bozoni i tij quhet “Grimca e Zotit”, sepse kjo mund “të lëndojë njerëzit fetarë”.
Për shkak të astmës ka munguar nga mësimet. Shkollimin kryesisht e ka bërë në shtëpi. U rrit në Bristol, ku në gjimnaz u shqua si një matematikan i shkëlqyer.
Ai e studioi fizikën teorike në Kolegjin Mbretëror të Londrës. Ndërsa, është punësuar si profesor në Universitetin e Edinburgut. Punimin e tij për ekzistimin e bozonit e ka shkruar në vitin 1964. Është interesant fakti se këtë punim ia ka ofruar revistës “Physics Letters”, por është refuzuar. Në fund doli se redaktorët nuk e kanë kuptuar. Botimi ndodhë më vonë.
Sidoqoftë, përkundër një punimi të rëndësishëm shkencor, ai kurrë nuk u bë i famshëm.
Miqtë dhe të njohurit e cilësojnë si modest e të tërhequr. Ka dalë në pension më 2006 dhe që atëherë nga distanca monitoron atë se çfarë ndodhë në CERN, të cilin deri dje e ka vizituar vetëm një herë. Jeton në një apartament në pjesën e re të Edinburgut, të mobiluar në stilin e viteve ’70. Ka një koleksion të madh të disqeve të gramafonit me muzikë klasike, si dhe libra për pikturën, të cilat i ka aranzhuar me rend alfabetik. Nuk ka kompjuter e as celular celular. Deri tek zbulimi i shekullit erdhi duke përdorur vetëm letër dhe laps.
Ka fituar çmime dhe mirënjohje të shumta shkencore. Që dje, nga shumë qarqe është përmendur se ai mund të jetë kandidati kryesor për Çmimin Nobel për Fizikë.
Është i shkurorëzuar dhe ka dy djem. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksident në Kroaci, autobusi nga Kosova del nga rruga - policia jep detajet e para
"Kështu duket demokracia" - mijëra qytetarë në mbarë SHBA-në protestojnë kundër politikave të Trumpit
Zelensky tregon numrin e ushtarëve të vrarë dhe të plagosur ukrainas
SHBA mund të zbulojë planin e paqes të Trumpit për Ukrainën, që në fillim të javës së ardhshme
Zhvendosja e banorëve të Gazës do të ishte e përkohshme, thotë Rubio
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin