Kush është lojtari më i rrezikshëm? Diego Simeone zbulon analizën që i ka bërë Barcelonës

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, është pyetur për rrezikun që paraqet sulmi i Barcelonës para përballjes së kësaj fundjave në La Liga.
Por për Simeonen, kërcënimi më i madh i Barcelonës nuk është vetëm një lojtar.
“Të gjithë lojtarët e tyre [janë rrezik], sepse janë të jashtëzakonshëm dhe kanë aftësinë të luajnë në gjysmën e kundërshtarit, duke mos të lënë të mendosh”.
Argjentinasi theksoi se një nga arsyet kryesore për këtë është stili i lojës që Hansi Flick ka sjellë në klub.

“Barcelona ka luajtur në një mënyrë të caktuar për dy vitet e fundit, që nga ardhja e këtij trajneri, me vijën e lartë mbrojtëse, e cila nuk do të ndryshojë sepse është stili i tyre i lojës dhe pozicionimi për të fituar duelet dhe, duke i fituar ato duele, të jenë në gjendje të sulmojnë”.
“Ne kemi luajtur me karakteristikat tona për 14 vite dhe do të vazhdojmë të punojmë fort për të qenë në gjendje të garojmë kundër tyre”, deklaroi ai.
Përndryshe, përballja mes Atleticos dhe Barcelonës zhvillohet të shtunën nga ora 21:00./Telegrafi/



















































