LAJMI I FUNDIT:

Kush është gjykatësja që dënoi me burg të përjetshëm të akuzuarit për ngjarjet në Kumanovë?

Kush është gjykatësja që dënoi me burg të përjetshëm të akuzuarit për ngjarjet në Kumanovë?

Verka Petkovska është gjykatësja që solli vendimin për burgim të përjetshëm për shtatë të akuzuarit për ngjarjet në Lagjen e Trimave. Petkovska në Gjykatën Themelore është emëruar në vitin 2011, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ajo në publik u bë e njohur kur refuzoi të thirrë si dëshmitarë ish-ministrat dhe funksionarët aktual të Qeverisë së Maqedonisë.

Gjykatësja që ju shqiptoi dënimin e përjetshëm të akuzuarve, përderisa procesi gjyqësor ishte në vazhdë ajo refuzoi të ftojë si dëshmitarë Nikolla Gruevskin, Sasho Mijallkovin, Ali Ahmetin dhe Artan Grubin.


Këto si dëshmitarë u propozuan nga pala mbrojtëse, pasi sipas tyre ishin kyç në zbardhjet e së vërtetës në ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015.

Avokatët në fillimin e hetimit të rastit “Kumanova” u deklaruan se materiali i përgjuar do të mundësonte që të zbardhte në tërësi rastin me ngjarjet e 9-10 majit të 2015-s.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme Gjykata Penale shtatë të akuzuarve për ngjarjet në Kumanovë ju shqiptoi burgim të përjetshëm, ndërsa të akuzuarit tjerë u dënuam me gjithsej 746 vjet burg./Telegrafi/

”Grupi i Kumanovës” 746 vjet burg dhe 7 dënime me burg të përjetshëm për të akuzuarit
Lexo po ashtu ”Grupi i Kumanovës” 746 vjet burg dhe 7 dënime me burg të përjetshëm për të akuzuarit