Ka kohë që Dilivio Hoffman është bashkuar me Ballkanin dhe mund të jetë transferimi i radhës e kësaj skuadre.

Siç ka mësuar Telegrafi, Hoffman është bashkuar me Ballkanin në Turqi, ku skuadra është duke i kryer përgatitjet për stinorin pranveror.


Madje ai sot ka luajtur nga minuta e parë në miqësoren e sotme ndaj FC Oleksandrya, ku suharekasit fituan me rezultat 1-0 me golin e shënuar nga Meriton Korenica.

255029166 1753190324870608 5361404345680635173 n

24 vjeçari Hoffman karrierën si profesionist e ka nisur te Twente,  ku ka luajtur për ekipin e dytë për një vit.

Ai karrierën e ka të ndërtuar kryesisht në Holandë, ku ka luajtur me klube si Xerxes, Den Bosch, De Treffers dhe SV TEC.

Sulmuesi anësor do të jetë në prova te Ballkani për disa ditë, ku pastaj do të vendoset për të ardhmen e tij nga trajneri Ilir Daja.

229547591 1680949438761364 1402969912932105193 n

Ballkani në afatin kalimtar të janarit e ka afruar edhe mbrojtësin Lumbardh Dellova. /Telegrafi/

telegrafi sport app