Site icon Telegrafi

Kush është avokati që po e mbron Milan Radoiçiqin – ai dikur kishte punuar në Gjykatën e Pejës

Në emër të njeriut që organizoi sulmin terrorist në Banjskë, Milan Radoiçiq, para publikut iu drejtua avokati i tij, Goran Petronijeviq, i njohur për publikun e gjerë si mbrojtësi i Radovan Karaxhiqit dhe Veselin Slivançanin në Gjykatën e Hagës.

Petronijeviq lexoi deklaratën e Radoiçiqit, në të cilën ai pranoi se kishte organizuar sulmin terrorist në Banjskë dhe se nuk ishte i ndihmuar nga autoritetet në Beograd.

Goran Petronijeviq është avokat i njohur në Serbi me origjinë nga komuna e Medvegjës. Punën si avokat e filloi në vitin 2001, pasi ishte gjyqtar për më shumë se një dekadë, raporton N1.

Lexo po ashtu Radoiçiq pranon pjesëmarrjen në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit

Nga posti i zëvendësit të Gjykatës së Qarkut në Beograd, ai u dërgua në Pejë, ku ishte gjyqtar i Gjykatës së Qarkut nga viti 1998 deri në qershor të vitit 1999. Ai kishte detyrë të veçantë në Kosovë, si gjykatës hetues special i Ministrisë së Drejtësisë së RFJ-së ka pasur për detyrë të hetonte krimet e luftës në Kosovë.

Si gjyqtar, ai ishte anëtar i panelit të gjyqtarëve që në vitin 2000 dënoi zyrtarët e NATO-s për krime lufte të kryera gjatë bombardimeve të vitit 1999, shkruajnë mediat në Serbi.

Ai iu bashkua avokatisë pas ndryshimeve më 5 tetor, pra në vitin 2001. Klientët e tij më të famshëm ishin ish-shefi i Sigurimit Shtetëror, Rade Markoviq, ish-shefi i Sigurimit Ushtarak, Aco Tomiq dhe në Hagë, ai përfaqësonte Veselin Sljivançanin dhe Radovan Karadxhiqin. Ai ishte mbrojtësi i këngëtares, Svetlana Raznatoviq (Ceca), por edhe pjesëtarëve të klanit Zemun.

Lexo po ashtu Pamje nga vila e Milan Radoiçiqit në veri, Sveçla: Po dëshmohet se nuk bëhet fjalë për asnjë 'luftëtar lirie' por për një Pablo Escobar të rajonit

Në disa raste, Petronijeviq ka tronditur opinionin me deklaratat e tij, duke paraqitur detaje nga disa nga rastet që ka trajtuar.

Kështu, në vitin 2019, ai tronditi me deklaratën se Dushan Spasojeviq ( i njohur me nofkën ‘shiptar’) dhe Mile Lukoviq (Kum), krerët e klanit Zemun, të cilët u gjetën të vdekur në Meljak më 27 mars të vitit 2003.

Ai shpjegoi se e di këtë sepse e ka kryer hetimin dhe e ka mbrojtur Sasha Pejakoviq (Pele), një nga të dënuarit në gjyqin për vrasjen e kryeministrit Zoran Gjinxhiq.

Lexo po ashtu Cila është lidhja mes kamionit nga barrikada në Banjskë dhe Radoiçiqit?

Ai është themelues i Lëvizjes për Serbinë, shtëpisë mediatike “Russian Express” dhe organizatës joqeveritare Qendra për rivendosjen e së drejtës ndërkombëtare. /Telegrafi/

Exit mobile version