Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila thotë se subjekti që ajo udhëheqë edhe në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që pritet të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm do të vazhdoj të jetë pjesë e listës së Lëvizjes Vetëvendosje.
Kusari-Lila derisa e quan të vonuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për votën e Ethem Arifit, Kusari-Lila thotë se 17 ose 24 janari mund të jenë data se kur mund të mbahen zgjedhjet në Kosovë.
“Me Lëvizjen Vetëvendosje si Alternativë kemi pasur një bashkëpunim shumë të mirë dhe ky bashkëpunim është zgjeruar edhe në nivel lokal, nuk kemi bashkëpunuar vetëm në nivel qendror dhe me politikat e nivelit qendror. Ka pasur koordinim dhe lidhje shumë të mirë edhe të degëve tona dhe unë besoj që e kemi rrugën e hapur dhe dakordin e përgjithshëm që të vazhdojmë në bashkëpunimin me Lëvizjen Vetëvendosje. Natyrisht që për ne është shumë e rëndësishme që si subjekt të jemi të njohur dhe të ketë një formalizim të bashkëpunimit se çka ka munguar në zgjedhjet e kaluara. Gjithsesi që përkundrejt pozicioneve politike e shohim tepër të rëndësishëm vazhdimin e bashkëpunimit dhe kontributin për një të ardhme dhe një qeverisje kredibile dhe të përgjegjshme për qytetarin”, tha ajo.
Përkundër situatës me pandeminë, Kusari-Lila thotë se 17 ose 24 janari duhet të jenë datat kur do të duhej të mbaheshin zgjedhjet.
“Uroj që me konsensus të të gjitha partive zgjedhjet të përcaktohen sa më parë, çfarëdo shtyrje e procesit zgjedhor do të jetë ngarkesë edhe për qytetarët por edhe për proceset të cilat po presin dhe natyrisht që sa më parë që organizohen zgjedhjet e dimë se nuk e kemi fushatën klasike, nuk do ketë tubime, do jetë në masa mjaftë të kufizuara sipas rekomandimeve të IKSHP-së prandaj sa më parë të bëhet kjo datë aq më mirë. Duke i marrë parasysh festat e fundvitit dhe afatet e tjera mund të jenë ose me 17 janar nëse dakordohen ose më 24 janar, njëra prej të dielave e treta ose e katërta e muajit janar”, u shpreh kryetarja e Alternativës.
Kusari-Lila për KosovaPress e ka komentuar edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për çka tha se është vendim i vonuar, por i cili ka treguar se Qeveria Hoti ka qenë jo legjitime.
“E konsideroj si vendim tepër të vonuar është dashur që vendimi të merret më herët, pa folur për cilësinë e vendimit do thotë se çka përmban vendimi një situatë e tillë është dashur të ketë gjykimin apo aktvendimin e gjykatës shumë më herët. Në ndërkohë kemi pasur krizë pas krize e cila e ka karakterizuar Kosovën si në aspektin shëndetësor ashtu edhe ekonomik një mungesë totale të koncentrimit dhe seriozitetit të qeverisë që tashmë doli se ka qenë jo legjitime dhe ilegale si dhe pasoja të mëdha në shëndet dhe në numër të personave që kanë ndërruar jetën”, tha Kusari-Lila.
Gjykata Kushtetuese vendosi pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje rreth vlefshmërisë së votës së deputetit Ethem Arifi për zgjedhjen e Qeverisë Hoti, me çka edhe zyrtarisht vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme. Vota e deputetit Etem Arifi ishte vendimtare për zgjedhjen e Qeverisë Hoti më 3 qershor.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Policia kërkon informacione për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje

LSDM: Antikorrupsioni të hap rast për deklaratën e Izet Mexhitit për punësimin e rreth tre mijë personave

Pak kohë pasi shpalli kandidaturën për deputet, Tom Doshi paraqitet në SPAK

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mot i vranët dhe me riga shiu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri