Deputetja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se këto ditë ka pakënaqësi të mëdha brenda Kuvendit dhe sipas saj shumë lehtë do të arrihen 40 nënshkrime për të iniciuar mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë.
“AKR ka deklaruar se deri tash e kanë mbështetur qeverinë, por tash e tutje nuk do të japin mbështetje blanko”, ka deklaruar Kusari-Lila në “Debat Plus”.
Deputetja opozitare thotë se edhe deputetët e minoriteteve jo serbe dhe disa deputetë të LDK-së dhe PDK-së janë të gatshëm ta rrëzojnë këtë qeveri.
“Kemi 31 vota të Lëvizjes Vetëvendosje. Dy vota potenciale të Kryetares së Kuvendit dhe deputetit Haxhi Avdyli nga LDK që bëhen 33. Dy vota të AKR-së bëhen 35. PDK ka thënë bëni 37 deputetë dhe ne u japim votat tjera edhe për mocionin edhe për rrëzimin e qeverisë”, tha ajo, përcjell Telegrafi.
Kusari-Lila thotë se do të ishin të “mirëseardhura edhe votat e Listës Serbe nëse duan ta nxjerrin Kosovën nga kjo situatë e keqe”.
“Deputetët e Listës Serbe janë pjesë e Kuvendit. Nëse ata dalin nga qeveria dhe duan ta rrëzojnë këtë qeveri është objektiv i përbashkët…Kjo qeveri është aq e dëmshme për vendin sa që nëse Lista Serbe do me ndihmua për me pru një realitet të ri për vendin, natyrisht pozitiv, janë të mirëseardhur me qenë pjesë e Kuvendit siç janë sot”, tha ndër të tjera Hekuran Murati./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri