Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike në mbledhjen e sotme ka shqyrtuar raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) për vitin 2019 si dhe raportin vjetor të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit për vitin 2019.
Anëtarja e këtij komisioni, Mimoza Kusari-Lila tha gjithashtu se po presin raportin final lidhur me tragjedinë në minierën e Artanës ku humbën jetën dy minatorë.
Paraprakisht, anëtari i Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, Kemajl Zeqiri pas përfundimit të mbledhjes së komisionit tha se sfidat e kryesore janë teknologjia e vjetër e operatorëve minerarë, pastaj kemi operuesit ilegalë.
Ai tha se si KPMM kanë kërkuar lirimin e zonave me interes të cilat tash e 10 vite janë të bllokuara.
“Sektori minerar shoqërohet me sfida të ndryshme sepse vetë industria minerare i ka specifikat e veta. Sfidat e kryesore janë teknologjia e vjetër e operatorëve minerarë, pastaj kemi operuesit ilegal. Dhe sfida të ndryshme dhe koleksione të ndryshme ligjore…01’54 Kemi kërkuar lirimin e zonave me interes ose zhbllokimin e zonave me interes të cilat për 10 vite janë të bllokuara në mënyrë që të ftojmë investitorët të cilët janë jashtëzakonisht të interesuar për investim në këto zona dhe në këtë mënyrë të ndihmojmë zhvillimin ekonomik dhe përballjen me operimet e jashtëligjshme”, theksoi ai.
Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila tha se funksionalizimi i zonave strategjike mbetet problem për sektorin minerar.
Sipas saj ky sektor po ballafaqohet edhe me vonesa në trajtimin e lëndëve nga ana e gjyqësorit.
“Si prej çështjeve me rëndësi është funksionalizimi i zonave strategjike, zona këto që nuk kanë arritur të funksionalizohen, gjithashtu vlerësohet se ka mungesë të dakordimit të institucioneve relevante për përshpejtim të investimeve në përgjithësi në Kosovë…Është përmendur rasti për mos bashkëpunim i Agjencionit për Sekuestrim dhe Konfiskim të mallrave, pasi që Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale kur has në ata që e shkelin ligjin inspektorati ka tërheqjen e pajisjeve ka rezistencë nga Agjencioni dhe në këtë rast nuk është në rregull dhe është dashur të kërkohet edhe interpretimin e kryeinspektorit të shtetit. Ka vonesa në trajtimin e lëndëve, ndërkaq është çështja e rikuperimit të hapësirave të cilat pas eksploatimit duhet të kthehen në gjendjen e tyre”, tha ajo.
Kusari-Lila tha se po presin raportin final lidhur me tragjedinë në minierën e Artanës e cila ndodhi në javën e kaluar dhe ku humbën jetën dy minatorë.
Sipas saj është e rëndësishme të shihet gjendja e minierave aktive dhe potenciali i rrezikut në miniera.
“Komisioni është duke pritur raportin final për rastin e fatkeqësisë në vendin e punës në minierën e Artanës, gjithashtu kemi kërkuar më tepër informacione mbi sigurinë në punë. Është tepër e rëndësishme që të shihet niveli i gjendjes të minierave tjera aktive dhe potenciali i rrezikut me të cilën ballafaqohen minatorët që janë në vendin e punës dhe të kërkohet më tepër vëmendje nga Inspektorati i Punës dhe standardet e punës të jenë të vlerësuara. Nuk mund të paragjykojmë në atë se çka e ka shkaktuar tragjedinë në Artanë, pritet raporti”, theksoi ajo.
Komisioni për Ekonomi gjatë kësaj mbledhje ka formuar grupin punues për zgjedhjen e anëtarëve të bordit të KOSTT-it. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mexhiti: Minçev të braktisë retorikën e Apasievit, të sillet si ministër i të gjithë qytetarëve

Shqiptari nga Ukraina rrëfen për luftën: Situata në terren sikur Kosova gjatë luftës

Vazhdoi dëgjimi i dëshmitarëve të rinj në rastin kundër Sladjan Trajkoviqit, që akuzohet për krime lufte në Kosovë

KQZ njofton se javën e ardhshme fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora

Bie numri i përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë, shtohen pensionistët e moshës

Gjykimi ndaj Rrahim e Ilir Abdullahut, babai i Triumf Rizës: 'Këta kanë qenë personat kyç të bandës kriminele të Sekiraqës’

Avokati i akuzuar e quan gjyqtarin kontrabandist, Veli Kryeziu i përgjigjet: Kam punuar punë të ligjshme, babën nuk e kam pasur shpijun

Abdixhiku takon ambasadorët e QUINT-it: LDK e respekton vullnetin qytetar në plotni

Profesori Dashnor Nebija ka nevojë për ndihmën tuaj për trajtim mjekësor jashtë vendit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës