LAJMI I FUNDIT:

Kurz së pari në Francë tek Macron e pastaj te Merkel

Kurz së pari në Francë tek Macron e pastaj te Merkel

Kancelari i ri i Austrisë Sebastian Kurz fillimisht do të udhëtojë për në Francë në një vizitë te presidenti francez Emanuel Macron e pastaj në Gjermani ku do të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Udhëtimi i parë i kancelarit austriak Kurz jashtë vendit do të jetë më 12 janar në Paris ndërsa pastaj do të udhëtojë edhe për Gjermani.

Kurz është ftuar nga Angela Merkel menjëherë aps betimit si kancelar i Austrisë.