Kancelari austriak Sebastian Kurz e quajti të gabuar vendimin e kancelares gjermane Angela Merkel për të hapur kufijtë për refugjatët pesë vjet më parë.
“Që në fillim, unë isha kundër politikës së kufijve të hapur. Politika e kufijve të hapur jo vetëm që kontribuoi në numrin e madh të njerëzve që drejtoheshin në drejtim të Evropës, por gjithashtu çoi në një mbingarkesë të madhe në shumë pjesë të Evropës Qendrore”, tha Kurz, i cili gjatë krizës së migrantëve ishte ministër i Integrimit i Austrisë.
Në një intervistë për agjencinë DPA, ai tha se për shkak të politikës së kufijve të hapur, trafikantët e qenieve njerëzore “fituan shuma të mëdha” dhe se në të njëjtën kohë “të panumërt” njerëz humbën jetën ndërsa përpiqeshin të kalonin Mesdheun.
Kancelari austriak kujtoi se për shkak të qëndrimit të tij në atë kohë, ai u sulmua dhe u shty në “cepin ekstrem të djathtë”, por që ai, si Ministri i atëhershëm i Integrimit, ishte i vetëdijshëm se integrimi varej nga numri i të ardhurve.
“Unë jam i lumtur që pesë vjet pas krizës së refugjatëve, ekziston një politikë krejtësisht e ndryshme në Evropë,” tha Kurz.
Ai hedh poshtë propozimin gjerman për reformën e sistemit të azilit në Bashkimin Evropian, i cili parashikon qendra pritjeje në kufijtë e jashtëm të BE-së, nga ku migrantët do të vendoseshin në vendet anëtare.
“Nuk mendoj se shpërndarja në Evropë do të funksionojë, sepse shumica e anëtarëve e shikojnë atë me skepticizëm,” tha Kurz.
Ai shtoi se duhet të merret parasysh që gjithnjë e më shumë njerëz vijnë përmes rrugës mesdhetare për arsye ekonomike, kryesisht nga Tunizia.
“Këta nuk janë refugjatë të vërtetë, por migrantë për arsye ekonomike,” përfundoi Kurz, duke shtuar se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan nuk duhet të lejohet të përdorë refugjatë për të shantazhuar Evropën.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Samiti urgjent i BE-së për Ukrainën, von der Leyen e nis fjalimin me një paralajmërim

Sërish situatë kaotike në Serbi, kësaj radhe para objektit të Komunës së Beogradit, qytetarët përfshihen në rrahje masive me sigurimin e objektit

Aleatët kryesorë të Trump mbajtën bisedime sekrete me kundërshtarët politikë të Zelensky – Timoshenkon dhe Poroshenkon

Trump paralajmëroi Hamasin për pasoja të rënda nëse nuk i liron pengjet - i kundërpërgjigjet grupi militant

Nga operatorët e sistemeve raketore Patriot deri te pilotët e aeroplanëve F-16, ukrainasit falënderojnë popullin amerikan për ndihmën e ofruar

Si do të dukej një Gaza e ardhshme sipas planit 53 miliardë dollarësh të Egjiptit

Zelanda e Re shkarkon të dërguarin në Mbretërinë e Bashkuar, pas komenteve që i bëri për Trumpin

Paralajmëron Macron: Franca po konsideron shtrirjen e arsenalit të saj bërthamor për mbrojtjen e aleatëve

Pak momente pasi u ngrit në ajër, shpërthen motori i aeroplanit – pilotja bën ulje emergjente në Bukuresht

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi