LAJMI I FUNDIT:

Kurti viziton policin e plagosur: Predha ishte e një granate dore që e hodhën kriminelët e orkestruar nga Serbia

Kurti viziton policin e plagosur: Predha ishte e një granate dore që e hodhën kriminelët e orkestruar nga Serbia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar policin e plagosur Alban Rashiti, i cili mbeti i plagosur sot në veri.

Kurti ka thënë se polici ishte plagosur në krahërorin e majtë, transmeton Telegrafi.

“Operacioni i heqjes së predhës nga krahërori i majtë i policit Alban Rashiti është kryer me sukses sot në mëngjes. Predha ishte e një granate dore që e hodhën kriminelët e orkestruar nga Serbia në drejtim të policisë së Kosovës gjatë sulmit të tyre terrorist afër urës në Banjskë të Zveçanit”, thotë ai.


Kryeministri shton tutje se gjatë vizitës në Klinikën Kirurgjike të QKUK-së  ka takuar edhe familjen e Albanit e cila erdhi nga Velekinca e Gjilanit.

“Polici i plagosur Alban Rashiti do të lirohet sot nga spitali”.

Gjithashtu, kryeministri konfirmoi se në ora 10:00 do të kenë mbledhje të Këshillit të Sigurisë të Republikës së Kosovës.

Nga sulmet në veri, një polic u vra, një u plagos dhe një tjetër u lëndua./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Lajme
Kalo në kategori