LAJMI I FUNDIT:
Prishtina 16° partlycloudy_day

Kurti vizitoi Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “KRU Prishtina”, diskutuan për zgjerimin e përmirësimin e shërbimeve për qytetarët

Kurti vizitoi Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “KRU Prishtina”, diskutuan për zgjerimin e përmirësimin e shërbimeve për qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku, vizitoi të enjten, Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “KRU Prishtina” dhe Ndërmarrjen Publike “Ibër-Lepencit”.

Vizitën e filloi në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “KRU Prishtina”.

Atje u njoh nga afër me angazhimet dhe arritjet e ndërmarrjes, përfshirë zhvillimet infrastrukturore në rrjetin e ujësjellësit, ngritjen e dukshme në qeverisjen korporative, përmirësimin e kushteve të punës, zgjerimin e përmirësimin e shërbimeve për qytetarët, si dhe performancën financiare në rritje.


“U veçua zbatimi i projektit 238 milionë euro për kolektorin dhe impiantin e ujërave të ndotura për Prishtinën, Graçanicën, Fushë-Kosovën dhe Obiliqin, që do të realizohet me hua e grante nga KfW gjermane, qeveria e Francës dhe qeveria e Kosovës, investimet për ndërtimin e rrjetit në Fushë-Kosovë, Shtime, Graçanicë e Podujevë në dy vitet e fundit dhe përgatitjet për impiante të ujërave të ndotura në Podujevë dhe qytete të tjera”, thuhet në njoftimin e bërë nga zyra e kryeministrit.

Më pas, kryeministri vizitoi ndërmarrjen “Ibër-Lepenc”, ku vlerësoi arritjet e saj dhe nënvizoi rëndësinë që ka kjo ndërmarrje për zhvillimin e vendit.

“Përveç zhvillimit të projekteve të mëdha infrastrukturore dhe sigurimin e furnizimit me ujë të mbi 600 mijë banorëve, Ibër-Lepenci bashkë me përkrahjen e Qeverisë ka siguruar ujitjen e tokave tona bujqësore me rregull. Gjatë takimit u diskutua për mbarëvajtjen e projektit të rehabilitimit të kanalit, si dhe performancën pozitive financiare e operative”, theksohet tutje në komunikatë.

Në të dy takimet, kryeministri Kurti u shpreh mirënjohës dhe falënderoi menaxhmentin dhe punëtorët për përkushtimin dhe punën për të mënjanuar dhe tejkaluar dëmet e shkaktuara nga sulmi terrorist i 29 nëntorit në infrastrukturën kritike në kanalin e Ibër-Lepencit./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Botë
Raporte tronditëse nga Siria, mijëra të vdekur pas përleshjeve të dhunshme - OKB bën thirrje për hetime

Raporte tronditëse nga Siria, mijëra të vdekur pas përleshjeve të dhunshme - OKB bën thirrje për hetime

Azia
KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Lajme
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
Ylli i Belgjikës pensionohet nga kombëtarja si shenjë proteste pas rikthimit të Courtois

Ylli i Belgjikës pensionohet nga kombëtarja si shenjë proteste pas rikthimit të Courtois

Ndërkombëtare
Rooney kërkon nga Arsenali që t’i ‘rrëmbejë’ Man Unitedit transferimin e top sulmuesit francez

Rooney kërkon nga Arsenali që t’i ‘rrëmbejë’ Man Unitedit transferimin e top sulmuesit francez

Premier League
Kalo në kategori