Kurti uron Pashkët: Kjo festë na kujtonë rëndësinë e solidaritetit dhe harmonisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar sot gjithë besimtarët katolikë dhe protestantë për festën e Pashkës.
Në mesazhin e tij për këtë ditë të shenjtë, Kurti ka theksuar rëndësinë e shpresës, sakrificës, dashurisë, faljes dhe rilindjes si mesazhe kyçe të Pashkës.
Ai ka bërë thirrje që kjo festë të kujtojë harmoninë mes njerëzve dhe të frymëzojë për më shumë kujdes, solidaritet dhe respekt ndaj njëri-tjetrit.
“Kjo ditë e shenjtë na kujton vlerat më të larta njerëzore dhe besimin në një jetë më të mirë për të gjithë. Gëzuar Pashkët!” ka shkruar Kurti në mesazhin e tij. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
13 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































