Manastiri i Deçanit ka dalë kundër vendimi të vitit 2016 të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, lidhur me pronën e tij.
Në një reagim në Twitter, Manastiri i Deçanit ka thënë se dioqeza serbe ka qenë gjithmonë e hapur për dialog me institucionet e Kosovës.
“Dioqeza ortodokse serbe në Kosovë ka qenë gjithmonë e hapur për dialog me institucionet e Kosovës, por jo për ligjshmërinë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2016, i cili konfirmoi pronësinë e Manastirit të Deçanit mbi 24 hektarë. Ky është një qëndrim i vendosur i ambasadorëve të BE-së, OSBE-së dhe shteteve të Quint-it”, thuhet në reagimin e tyre.
Ata më tej kanë theksuar se “akuzat e pabaza ndaj Kishës nga zyrtarët rrezikojnë sigurinë, të drejtat e pronës dhe liritë fetare”.
“Për shkak të shkeljeve sistematike të të drejtave tona, madje edhe atyre të garantuara me ligjet e Kosovës , Kisha Ortodokse Serbe nuk mund të jetojë normalisht në Kosovë pa mbrojtje gjithëpërfshirëse të identitetit, të drejtave, pronës dhe lirive të saj me garanci të forta ndërkombëtare dhe mbrojtjen e KFOR-it në Deçan”, thuhet në reagimin e Manastirit të Deçanit në Twitter.
#Serbian #Orthodox #Diocese in #Kosovo has always been open for dialog with Kosovo institutions but not on legality of the 2016 #Kosovo Constitutional Court decision which confirmed Dečani Monastery ownership over 24 hectares. This is a firm position of EU/OSCE/Quint Ambassadors. pic.twitter.com/QHEyZOjlTB
— Dečani Monastery (@DecaniMonastery) October 10, 2022
Ky reagim i tyre vjen pas deklaratës së djeshme të kryeministrit Albin Kurti, në Seminarin e 102-të të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ku është pyetur për çështjen e tokës së Manastirit të Deçanit.
Kurti ka thënë se beson se kjo çështje do të zgjidhet, por është ankuar se priftërinjtë në atë Manastir nuk janë duke e takuar.
“Për Manastirin e Deçanit, janë 24 hektarë tokë që iu dhanë para 25 vjetëve nga regjimi i Millosheviqit. Kemi vendim të Kushtetueses, por ka lëndë administrative në lidhje me pronat. Besoj çështja do të zgjidhet, jam optimist. Jam kryeministri i parë i Kosovës i cili nuk pranohet në takim nga priftërinjtë ortodoksë në Manastirin e Deçanit. Janë takuar pararendësit e mi, por mua nuk më duan në takim. Kam kërkuar takim por më refuzojnë. Besoj se mund të përfshihemi në dialog e të zgjidhim problematikat që i kemi. Ne duam ta ruajmë Manastirin e Deçanit, që është trashëgimi kulturore e gjithë qytetarëve”, ka thënë Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Pasuria e Besar Durmishit – 18 prona tokë ndërtimore në emër të tij, nuk ka deklaruar shtëpi e as veturë personale

Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit