Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në një ngjarje të organizuar në Gjilan për përmbylljen e projektit “Maths4talents”, një iniciativë që ofroi trajnime falas për nxënësit e talentuar në lëndën e Matematikës.
Gjatë fjalës së tij, Kurti theksoi rëndësinë e Matematikës për zhvillimin intelektual dhe profesional të të rinjve, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë për të mbështetur këtë fushë.
“Matematika është ndër lëndët më të bukura, ndonëse shpeshherë perceptohet si ndër më të vështirat,” tha Kurti.
Ai shtoi se Qeveria e Kosovës do të mbështesë organizimin e Garës Evropiane të Matematikës për vajzat, për të cilën janë ndarë tashmë 200 mijë euro.
“Kjo është një dëshmi e përkushtimit tonë për fuqizimin e edukimit dhe përkrahjen e talenteve,” shtoi ai.
Kryeministri gjithashtu shprehu mbështetje për aktivitetet e Shoqatës së Matematikanëve të Gjilanit, një organizatë që është jashtëzakonisht aktive në promovimin e Matematikës.
Ai vlerësoi rolin e Matematikës në zhvillimin e logjikës dhe mprehtësisë së mendjes, duke e cilësuar atë si një nga lëndët më të rëndësishme për të ardhmen profesionale dhe intelektuale të fëmijëve.
“Matematika së bashku me Gjuhën janë dy lëndët më të rëndësishme për fëmijët, për nxënësit, për të ardhmen e tyre profesionale dhe për ngritjen e tyre intelektuale,” u shpreh ai.
Kurti ndau edhe kujtime personale nga shkollimi i tij, duke përmendur arsimtarin e tij të parë të Matematikës nga Gjilani, Taip Sylejmani, i cili, sipas tij, e ka ndihmuar të zhvillojë aftësitë matematikore dhe të përgatitet për gara.
Si përfundim, Kurti theksoi angazhimin e Qeverisë për të mbështetur çdo iniciativë që promovon shkencën dhe Matematikën si një burim të dijes dhe frymëzimit për brezat e rinj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dy përfaqësues nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

PDK në Gjilan akuzon kryetarin Hyseni për bllokim të qëllimshëm të buxhetit

Policia në Gjilan për një javë shqipton mbi 1 mijë gjoba – apelon qytetarët të respektojnë dispozitat ligjore në trafik

“Nuk dua t’i shoh me sy”, Gjesti diskuton me Gertën për ish-banorët: S’rri këtu, dal nga shtëpia

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet, "e hëna dita më e ftohtë e vitit"

Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit