LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Taksa do të hiqet, por me një kusht

Kurti: Taksa do të hiqet, por me një kusht

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se taksa ndaj mallrave nga Serbia nuk do të ketë kuptim nëse vendoset reciprociteti i plotë.

Kurti, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se taksa nuk është në agjendën e tij politike.

“Posa të jemi qeveri e re do të vendosim reciprocitetin e plotë politik, ekonomik e tregtar ndaj Serbisë. Vetëm pas vendosjes së reciprocitetit taksa nuk do të ketë kuptim më. Ne e heqim tarifën 100%,  por jo pa vendosur reciprocitetin e plotë”, tha ai, përcjell Telegrafi.


I pari i Vetëvendosjes ka sqaruar konceptin e tij mbi reciprocitetin ndaj Serbisë.

“Nëse ne nuk arrijmë të qarkullojmë me maunet tona me targa të Republikës së Kosovës në territorin e Serbisë dhe nëse Serbia nuk pranon certifikatën e mallit të Republikës së Kosovës, asnjë mall i Serbisë nuk hyn në Kosovë edhe nëse paguajnë tarifën 100%”.

Kurti: Flamuri i Kosovës mbetet lara-lara, për kundërvajtjet që kemi bërë kemi paguar duke mbajtur burg
Lexo po ashtu Kurti: Flamuri i Kosovës mbetet lara-lara, për kundërvajtjet që kemi bërë kemi paguar duke mbajtur burg

Kurti ka thënë se do të merr vendime politike edhe për çështje ekonomike, por sipas tij asnjë vendim nuk do të merret pa konsultime me komunitetin e biznesit./Telegrafi/