LAJMI I FUNDIT:

Kurti takon Sarnez në Francë – Kosova e gatshme për zhvillimin e një partneriteti të ngushtë e strategjik me Francën

Kurti takon Sarnez në Francë – Kosova e gatshme për zhvillimin e një partneriteti të ngushtë e strategjik me Francën

Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti ka takuar në Paris, kryetaren e Komisionit për Punë të Jashtme në Asamblenë Nacionale të Francës,  Marielle de Sarnez.

Kurti përmes një shkrimi të bërë në Facebook ka bërë të ditur se  Marielle de Sarnez ka uruar atë për fitoren në zgjedhjet parlamentare.

“Ajo më uroi për fitoren në zgjedhjet e 6 tetorit dhe e theksoi dëshirën dhe nevojën që të thellohen edhe më tej marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Francës dhe Kosovës. I shoqëruar nga ambasadori ynë, z. Qëndrim Gashi, e falënderova znj. de Sarnez për ndihmën e rëndësishme që Franca i ka dhënë Kosovës ndër vite, në kohë lufte e paqe, për siguri dhe zhvillim. Nënvizova gatishmërinë e Kosovës për zhvillimin e një partneriteti të ngushtë e strategjik me Francën në fusha me interes reciprok”, ka shkruar Kurti, transmeton Telegrafi.


Kurti ka shkruar se kryetaren de Sarnez  e ka njoftuar  edhe për zhvillimet në vend dhe rajon si dhe për programin qeverisës.

“Kryetaren de Sarnez e njoftova edhe për zhvillimet në vend dhe rajon si dhe për përgatitjet tona për programin qeverisës që i përgjigjet vullnetit, të drejtave dhe kërkesës së qytetareve për rend e ligj, luftë kundër korrupsionit, zhvillim ekonomik dhe arsim cilësor”, ka pohuar ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Lajme
Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Politikë
Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori