LAJMI I FUNDIT:

Kurti takon bashkë-drejtuesin e SPD-së gjermane, flasin për zhvillimet dhe zgjedhjet e ardhshme evropiane

Kurti takon bashkë-drejtuesin e SPD-së gjermane, flasin për zhvillimet dhe zgjedhjet e ardhshme evropiane

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti të shtunën bashkë-drejtuesin e SPD-së gjermane, Lars Klingbeil dhe përfaqësues të Fondacionit gjerman Friedrich Ebert Stiftung (FES).

Ky takim vjen pas atij që kishin së bashku me liderët e partive simotra rajonale të Partisë së Socialistëve Evropianë (PES) në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut.

“Kryeministri i uroi mirëseardhje z. Klingbeil për vizitën e tij të parë në Kosovë. Përgjatë takimit, u fol rreth zhvillimeve të fundit në vend dhe rajon, çështjeve aktuale, qeverisjes mbi vlera dhe parime socialdemokrate, marrëdhënieve të forta ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë dhe rreth zgjedhjeve të ardhshme evropiane në pranverë”, thuhet në njoftimin për media.


Në takim, Kurti e njoftoi Klingbeil për rezultatet e qeverisjes së deritanishme, me theks tek politikat sociale universale që janë prezantuar, siç është ajo e shtesave për fëmijë dhe nëna të reja, dhe për masat e tjera që qëllim kanë rishpërndarjen e rritjes ekonomike.

“Kryeministri gjithashtu shprehu mirënjohjen e tij për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të SPD-së për shtetin e Kosovës dhe zhvillimin demokratik të vendit”, thuhet mes tjerash. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori