Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti gjatë ditës së djeshme ka pritur në takim një delegacion nga Misioni i Vëzhguesve të Zgjedhjeve të BE-se në Kosovë, të përfaqësuar nga Marian Gabriel, zv. Shef i Misionit, Dominic Howell, shef i Zyrës së Analizës Politike dhe Eirini Skouzou, shefe e Zyrës Ligjore të Misionit.
Në njoftimin e bërë nga Vetëvendosje thuhet se, në takim është diskutuar për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, procesin e qetë dhe të rregullt, si dhe për raportin preliminar të vëzhguesve të BE-së, rekomandimet e raportit përfundimtar që do të shërbejnë si bazë e mirë për të përmirësuar infrastrukturën ligjore dhe forcimin e kapaciteteve institucionale, transmeton Telegrafi.
“Ishte vlerësim i përbashkët se dita e zgjedhjeve në përgjithësi ishte e rregullt dhe e qetë, në përjashtim të vendvotimeve në mesin e komunitetit serb të Kosovës, ku partitë që synuan të garojnë nuk ishin në gjendje të zhvillojnë fushata efektive për shkak të frikësimit të kandidatëve, familjeve të tyre dhe votuesve në përgjithësi. Kjo kufizoi ushtrimin e të drejtave themelore demokratike për lirinë e shprehjes, tubimit dhe përfaqësimit, dhe për rrjedhojë, procesi zgjedhor për serbët e Kosovës nuk i përmbushi standardet e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, thuhet në njoftimin e VV-së.
Vetëvendosje bën të ditur se delegacioni i Misionit të Vëzhguesve të BE-së ka paralajmëruar publikimin e raportit përfundimtar dhe rekomandimet që synojnë forcimin e procesit zgjedhor, rritjen e transparencës, ngritjen e kapaciteteve institucionale për organizimin e zgjedhjeve.
“Rekomandimet e vëzhguesve të BE-së do të jenë bazë e mirë për përmirësimin e infrastrukturës ligjore të zgjedhjeve në përgjithësi, duke krijuar kushte që edhe në mesin e komunitetit serb të Kosovës të kemi zgjedhje të lira, garë të pacenueshme, e mjedis politik demokratik”, vijon njoftimi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë