LAJMI I FUNDIT:

Kurti takohet me kryetarin e Partisë Egjiptiane, diskutojnë për prioritetet e qeverisë së re

Kurti takohet me kryetarin e Partisë Egjiptiane, diskutojnë për prioritetet e qeverisë së re

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, së bashku me anëtarin e Kryesisë, Xhelal Sveçla, kanë takuar sot Kryetarin e Partisë Egjiptiane (IRDK), Elbert Krasniqi, të shoqëruar nga ekipi i tij, Xhevdet Neziraj, Fazli Stollaj dhe Fridon Lala.

Sipas Lëvizjes Vetëvendosje në këtë takim miqësor, është disktuar për procesin dhe rezultatin zgjedhor, certifikimin e rezultateve finale që po e presin për të filluar me formimin e institucioneve të reja, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit drejt një shtetndërtimi demokratik me progres socio-ekonomik për të ardhmen, që nuk diskriminon asnjëri e i jep shansë secilit.

“Në këtë takim miqësor, biseduam për procesin dhe rezultatin zgjedhor, certifikimin e rezultateve finale që po e presim për të filluar me formimin e institucioneve të reja, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit drejt një shtetndërtimi demokratik me progres socio-ekonomik për të ardhmen, që nuk diskriminon asnjëri e i jep shansë secilit.


Kryetari Kurti e njoftoi z. Krasniqi që prioritet i qeverisë së re do të jetë zhvillimi ekonomik që punëson dhe integron, të gjithë dhe pa dallime, si dhe sundimi i ligjit, përkatësisht hetimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë institucional.

Me vende pune, drejtësi, dhe politika që trajtojnë pabarazinë në shoqëri, Kurti tha se do të hapen mundësi të reja të komunikimit e bashkëpunimit mes qytetarëve dhe komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, ka shkruar LVV në Facebook./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Angela Halili, shqiptaro-amerikanja që preku zemrat e qindra amerikanëve me leximin e Biblës në inaugurimin e Trumpit

Angela Halili, shqiptaro-amerikanja që preku zemrat e qindra amerikanëve me leximin e Biblës në inaugurimin e Trumpit

Lajme
Restaurohet vetura e presidentit historik Ibrahim Rugova

Restaurohet vetura e presidentit historik Ibrahim Rugova

Lajme
Shkelen rregullat zgjedhore, PZAP ka shqiptuar 125 mijë euro gjoba për subjektet politike

Shkelen rregullat zgjedhore, PZAP ka shqiptuar 125 mijë euro gjoba për subjektet politike

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
“NËN'TOKA”- vendosen posterë kundër Dejona Mihalit në sheshin “Nënë Tereza”

“NËN'TOKA”- vendosen posterë kundër Dejona Mihalit në sheshin “Nënë Tereza”

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Kalo në kategori