LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Sa më shumë gra në jetën politike e shoqërore, aq më shumë cilësi ka demokracia e atij vendi

Kurti: Sa më shumë gra në jetën politike e shoqërore, aq më shumë cilësi ka demokracia e atij vendi

Nën kujdesin e Presidentes, filloi sot konferenca dyditore që shënon dhjetë vite nga themelimi i Javës së Gruas, organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI), më mbështetjen e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Kryeministri Albin Kurti thotë se sa më shumë gra në jetën politike, shoqërore, ekonomike, kulturore, aq më shumë cilësi ka demokracia e atij vendi.

Kurti shtoi se në njërën anë nuk ka demokraci pa gjithëpërfshirje, ndërkaq në anën tjetër kur gratë janë të përjashtuara, atëherë largohemi nga demokracia edhe u afrohemi autokracive.


Ai tha se po e shohim sot se si autokracitë, përveç se bëjnë shtypje brenda, gjithashtu zhvillojnë edhe hegjemoni jashtë, që shpie edhe deri të luftërat e përgjakshme.

Kryeministri Kurti shprehu admirimin dhe solidaritetin me popullin ukrainas, që po lufton për çlirim kundër invazionit rus dhe agresionit ushtarak atje, e në veçanti për gratë ukrainase, sepse, siç tha ai, ne e dimë shumë mirë që gratë edhe në luftë, edhe në paqe, e kanë barrën e dyfishtë të vështirësive të jetës e të jetesës.

“Ne e dimë që burrat e moshës së mesme janë me shumicë në politikë, mirëpo gratë dhe rinia përbëjnë shumicën e popullsisë”, tha kryeministri, duke shtuar se kjo nuk duhet harruar asnjëherë dhe kur të përpilohen politikat partiake e publike, kur mendojmë, kur shkruajmë, kur flasim, kur veprojmë, do të duhej që ta kemi këtë gjë parasysh”.

Ai theksoi se e tëra nis në organizimet politike, në mënyrë që gratë, vajzat të kalojnë në tri shkallët e diskutimit: nga përjashtimi te përfshirja, nga përfshirja te pjesëmarrja, dhe nga pjesëmarrja te vendimmarrja tha kryeministri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori