Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke folur në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita në Kuvendin e Kosovës, për çështjen e tarifës 100 për qind ndaj mallrave që hyjnë nga Serbia e Bosnja në Kosovë, ka thënë se e kanë për obligim shtetëror që ta vendosin parimin e reciprocitetit.
Kurti u kujtoi deputetëve të Kuvendit se në vitin 2011, kanë votuar për një rezolutë, ku janë zotuar ta respektojnë masën e reciprocitetit ndaj Serbisë.
“Duhet theksuar se edhe në fushatën zgjedhore edhe pas saj, edhe në programin qeverisës, jemi angazhuar dhe angazhohemi për zëvendësimin e tarifës 100 për qind, ne reciprocitet të plotë politik, ekonomik e tregtar, ky në fakt është obligim i shtetit shkak se më 7 dhjetor 2011 kur ishte krye parlamentar Jakup Krasniqi, me të cilën rezolutë, ne kemi shprehur qëndrimin tonë dinjitoz, në një mocion me tri pika. Pika e parë: Qeveria t’i marrë masat e reciprocitetit të plotë ndaj Serbisë, pika e dytë, Ministria e Tregtisë, ta nxis dhe udhëheq dialogun me prodhuesit vendor dhe ndërmarrjeve tregtare, për gjetjen e zëvendësimeve për produktet e importuara nga Serbia. Dhe pika e tretë qeveria t’i forcoj të gjithë mekanizmat, për ta zbatuar në përpikëri masën e reciprocitetit ndaj Serbisë”, tha Kurti, raporton Telegrafi.
Ai tha se kanë qenë tre deputet të AAK-së, që kanë votuar për këtë mocion, ndërsa katër nga PDK-ja kishin votuar kundër këtij mocioni.
“Më 7 dhjetor të vitit 2011 kanë qenë 3 deputet të AAK-së që kanë votuar për këtë mocion, dhe kanë qenë 4 deputet të PDK-së që kanë votuar kundër. Ne konsiderojmë që rezoluta nuk janë tekst në letër por janë për tu respektuar. Aplikimi i tarifës, u shfrytëzua për të refuzuar dialogun nga Serbia, në anën tjetër ka pasur një efekt minimal, për shkak se edhe nuk është zbatuar si duhet. Derisa në bisedimet e zhvilluara janë bërë disa marrëveshje, në praktikë lëvizja e lirë e mallrave thuhet se është lejuar, por ka pengesa e të tjera me anë të të cilave eksportuesit e Kosovës pengohen”, tha Kurti.
Kurti ndër të tjera thotë se do të ndërrojnë strategjinë në lidhje me dialogun me Serbinë, duke i problematizuar pengesat që Serbia i ka vendosur për eksportuesit kosovar.
“Në vend se të dialogojmë me Serbinë, për territorin tonë, për organizimin e sistemit institucional, ne do të diskutojmë për sovranitetin. Me fjalë të tjera kur të njihet patentë shoferi, do të njohët shteti, kur të njohët certifikata e AVUK-ut, njohët shteti, kur të shohim se nuk ka mbetur më asgjë për tu njohur, kemi arritur diçka. Besoj se qëndrimi im është qëndrimi i duhur për të ecur përpara, jo ose krejt ose hiq, dhe jo ose tash ose kurrë. Ju të gjithë e dini se ka shumë pengesa për të eksportuar në Serbi, unë jam për t’ problematizuar këto, të kalojmë në ofensivë, ku ne i problematizojmë pengesat e tyre, jo të arsyetojmë tarifën tonë. Kostoja për testet laboratorike që i bëjnë eksportuesit e që kushtojnë 150 euro, sepse Serbia nuk e pranon certifikatën e AVUK-ut. Autoritetet serbe kërkojnë që dokumentet gjithmonë të bëhen në gjuhën serbe. Këto janë vetëm disa nga pengesat që i vendos Serbia ndaj Kosovës”, u shpreh Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania