LAJMI I FUNDIT:

Çetniku Mihailloviq me shtatore në Beograd, Kurti: Sinonimin e shumë vuajtjeve, Serbia e përjetësoi në bronz

Çetniku Mihailloviq me shtatore në Beograd, Kurti: Sinonimin e shumë vuajtjeve, Serbia e përjetësoi në bronz

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar pasi që Serbia dje ka përurua shtatorja e ish liderit të lëvizjes çetnike gjatë Luftës së Dytë Botërore, Dragolub (Drazha) Mihailloviq.

“Pas billbordeve që mbartnin mesazhin “Beogradi guxon”, dje në rrugën “Bregalnicka 24” në kryeqytetin e Serbisë u përurua shtatorja e ish liderit të lëvizjes çetnike gjatë Luftës së Dytë Botërore, Dragolub (Drazha) Mihailloviq. Përurimi u bë në oborrin e ish shtëpisë së familjes së tij, që pritet të kthehet në muze. Sinonimin e vuajtjeve të shumta mbi kurrizin e shumë popujve dhe mbi gjakun e mijëra njerëzve Serbia e përjetësoi në bronz. Nisjatorë për ironi ishte një shoqatë që thirrej në aktivitete humane dhe ekologjike. Kundërshtimi që u bë nga organizata e aktivistë të ndryshëm, ishte i kotë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ai thotë se më këtë përurim Serbia goditi Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë që janë të dyja shtete të NATO-s.


“Rruga ku u bë përurimi quhej “Bregalnicka”, sipas betejës që Serbia ka zhvilluar gjatë Luftës së Dytë Ballkanike kundër Bullgarisë (1912-1913), në brigjet e lumit Bregallnica në Maqedoni të Veriut, përgjatë përpjekjeve të saj për zgjerim territorial. Pra, përjetësim i një lufte të zhvilluar në një vend tani anëtar i NATO-s (Maqedonia e Veriut), kundër një vendi që sot është anëtar i NATO-s e i BE-së (Bullgaria)”.

“Thuhet se muzetë i shërbejnë mbrojtjes së të kaluarës. Por një gjë është strehimi i së kaluarës, e tjetër gjë shfajësimi i së keqes. Aq më shumë kur përkujtimi i përmallshëm aludon te përsëritja e dëshiruar”, ka shkruar tutje Kurti.

Kryeministri i Kosovës thotë se Serbia para disa viteve e kishte rehabilituar kriminelin Drazha Mihajlloviq.

“Gjykata e Lartë në Beograd, më 14 maj 2015, e pat rehabilituar me aktgjykim prej 39 faqesh kriminelin e Luftës së Dytë Botërore, Dragolub Mihailloviq – Drazhën. Viteve të fundit, kishim mohimin publik të masakrës së Reçakut nga Aleksandar Vulin më 10 dhjetor 2019 dhe nga Aleksandar Vuçiq më 5 dhjetor 2021”.

“Serbia e sotme jeton në të shkuarën sepse konsideron që luftërat e saj nuk kanë përfunduar: as luftërat ballkanike nga fillimshekulli i kaluar, as ajo botërore në mes të shekullit XX dhe as kjo e viteve 1998-1999 në Kosovë. Sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit me 24 shtator sivjet është veçse edhe një betejë e atyre luftërave të papërfunduara nga pikëpamja e Beogradit zyrtar”, ka shkruar tutje Kurti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Historiku: Atentati që tronditi Lezhën sonte, djali i viktimës i përfshirë në vrasjen e Brilant Martinajt

Historiku: Atentati që tronditi Lezhën sonte, djali i viktimës i përfshirë në vrasjen e Brilant Martinajt

Lajme
Haxhi Avdyli i LVV-së konfirmon marrëveshjen me Nismën: I kemi 61 vota

Haxhi Avdyli i LVV-së konfirmon marrëveshjen me Nismën: I kemi 61 vota

Lajme
Atentat me katër të plagosur në Tiranë, mes tyre dy të mitur

Atentat me katër të plagosur në Tiranë, mes tyre dy të mitur

Lajme
Sot i ekzekutuan babanë në Lezhë, kush ishte Roan Brahimi i vrarë në Greqi - njihej si kundërshtarë i Ervis Martinajt

Sot i ekzekutuan babanë në Lezhë, kush ishte Roan Brahimi i vrarë në Greqi - njihej si kundërshtarë i Ervis Martinajt

Lajme
Deliu-Kodra: Qëndrimi i Nismës mund të ndryshojë sipas rrethanave politike

Deliu-Kodra: Qëndrimi i Nismës mund të ndryshojë sipas rrethanave politike

Lajme
Gjithçka që ndodhi në seancën e dytë të dështuar për konstituimin e Kuvendit

Gjithçka që ndodhi në seancën e dytë të dështuar për konstituimin e Kuvendit

Politikë
Kalo në kategori