Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se pas zgjedhjeve të 6 tetorit, është duke u keqpërdorur vakuumit institucional nga ana e qeverisë në ikje.
Përmes një shkrimi në Facebook, Kurti thotë se, Qeveria në ikje, po rehaton militantë partiakë e familjarë, po e dëmton buxhetin, si dhe vështirëson punën e qeverisë së re.
“Periudha nga 6 tetori e këndej po karakterizohet nga keqpërdorimi i skajshëm i vakuumit institucional nga ana e qeverisë në ikje. Keqpërdorime janë manifestuar në pothuaj të gjitha mënyrat e mundshme që përgjithësisht kanë tri gjëra të përbashkëta: rehatime të militantëve partiakë e të familjarëve nëpër detyra me përgjegjësi; vështirësimi i punës së qeverisë së re përmes vendosjes në pozita me rëndësi të personave jokompetentë e me potencial bllokues; si dhe, dëmtimi i buxhetit të shtetit”, ka thënë Kurti.
Ai ka theksuar se, “vendimi për bartjen e stafit të ministrive të caktuara në objekte private me shuma marramendëse të qerasë mujore; emërimet e paligjshme nëpër shërbime diplomatike; tentativa për të shtyrë përpara një proces tejet të korruptuar dhe të dyshimtë të emërimit të noterëve; gradimet nëpër ministri, ndërmarrje publike dhe agjencione qeveritare, janë disa nga vendimet e dëmshme dhe joligjore të qeverisë në ikje. Ashtu siç qeverisën pa dije e me korrupsion, ashtu duan edhe të ikin.”
Kurti thotë se pasi të zgjidhet kryeministër i vendit të gjitha vendimet që po merren nga qeveria në detyrë e që janë tejkalim i kompetencave të një qeverie kujdestare do të anulohen dhe vendimmarrësit do të vihen para përgjegjësisë.
“Është shumë me rëndësi që të potencojmë për të satën herë me sa vijon:
Vendimet e paligjshme të qeverisë në periudhën tranzitore që shkojnë përtej kompetencave të një qeverie në ikje apo kujdestare do të anulohen dhe vendimmarësit do të thirren në përgjegjësi.
Qeveria e re është qeveri e ndryshimit. Hapi i parë drejt ndryshimit do të jetë zvogëlimi thelbësor i numrit të ministrive dhe agjencioneve të pavarura. Në këtë kontekst, do të ketë nevojë për riorganizim të plotë të strukturës organizative të ministrive, andaj çfarëdo vendimi për punësim, risistemim apo gradim në këtë moment është i pavend dhe si i tillë do të pamundësohet. Sidomos tani që jemi në pritje të çështjes së ligjit të ri për zyrtarë publikë.
Qeveria e re ka si prioritet mbi prioritetet zvogëlimin e shpenzimeve qeveritare. Do të fillojmë me objektivin që asnjë institucion publik të mos vendoset nëpër objekte private. Kjo nënkupton që nuk mund të lejojmë rialokime të stafit nëpër ndërtesa vetëm e vetëm për të përmbushur apetitet për luks të individëve të caktuar në nomenklaturën politike e as nevojën për përfitime të paligjshme të pronarëve të objekteve të caktuara private.
Qeveria në ikje posaçërisht duhet të jetë e përmbajtur kur bëhet fjalë për emërime të ndjeshme si ato në Noteri, Gjyqësi, Diplomaci, Siguri publike apo AKI. Këto vendime i takojnë kryekëput qeverisë së re, pasi të ketë përfunduar skanimi i gjendjes ekzistuese dhe identifikimi i pengesave në operimin e suksesshëm të secilës prej tyre.
Njëkohësisht dua të siguroj të gjithë qytetarët që jam duke punuar me vullnetin dhe energjinë më të madhe që vakuumi institucional të përfundojë sa më shpejt, në mënyrë që sa më parë të fillojmë konkretizimin e shpresës që kemi ngjallë te qytetarët me fitoren e 6 tetorit. Do kërkoj edhe nga partnerët qeverisës që sa më parë të finalizojmë të gjithë hapat drejt nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëqeverisje”, ka shkruar Kurti./ Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit