Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se ambasadori i Kosovës në Beograd, Jetish Jashari, ka takuar këtë të martë tre policët e rrëmbyer nga forcat serbe, e të cilët po mbahen në burg nga autoritetet e Serbisë.
Në një konferencë për media, Kurti ka bërë të ditur se ambasadori ka takuar ndaras të tre policët, të cilët rrëfimin për ngjarjen e kanë pasur të njëjtë.
Ata kanë deklaruar se kanë qenë duke ngrënë bukë në momentin kur 15 persona të armatosur i kanë rrethuar.
“Ambasadori Jashari sot i ka vizituar ndaras tre policët, të cilët po mbahen peng nga Serbia. Përshkrimi i tre policëve se si ka ndodhur rrëmbimi është i njëjti. Janë tri rrëfime ndaras të njëjta”, ka thënë kryeministri.
“Ata thonë se në momentin e rrëmbimit kanë qenë duke ngrënë drekë, kur 15 persona i kanë rrethuar, sulmuar dhe i kanë rrëmbyer. Që të tre e thonë rrëfimin e njëjtë kur pyeten ndaras nga ambasadori ynë”.
Sipas tij, vendi ku ndodhet tryeza e ngrënies është 7 metra prej veturës së policisë.
“Ne jemi në të drejtën tonë dhe dëshmitë që posedojmë dokumentojnë qartë se policët ishin brenda territorit të Kosovës kur u rrëmbyen. Nuk bëhet fjalë për arrestim në Serbi, por rrëmbim në Kosovë. Policët ishin në nivel detyre, në luftim të kontrabandës. Ata që pretendojnë se policët janë arrestuar në Serbi duhet ta shpjegojnë se si lidhëset e tyre të plastikës si pranga janë gjetur një kilometër larg kufirit në pjesën veri-perëndimore, 670 metra larg në veri-lindje nga kufiri me Serbinë”, ka deklaruar Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Këshilli i Prokurorëve Publikë: Me shpalljen e djeshme të Këshillit Gjyqësor nuk respektohen projeksionet për gjeneratën e 8-të të Akademisë për gjyqtarë dhe prokurorë publik

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Rritje e lartë e përdorimit dhe prodhimit të drogës në Kosovë

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët