Kryeministri Albin Kurti, pas takimit që ka zhvilluar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Bruksel, ka kërkuar anëtarësimin e Kosovës në NATO.
Ai në një konferencë për media të mbajtur bashkë me Stoltenberg, ka thënë se institucionet e Kosovës dhe qytetarët e saj kanë arsye të jenë vigjilent në agjendën e dëmshme ruse për Ballkanin dhe Evropën
“Kemi një vizion të qartë, ne kërkojmë anëtarësim në NATO, dhe kjo do të na mundësojë që të japim atë që vendet anëtare na kanë dhënë ne. Jemi të gatshëm që të kontribuojmë në çdo operacion të NATO-s, me të gjitha kapacitetet tona”.
“Kërcënimet rreziqet dhe sfidat që NATO-ja i përballon sot ndjehen edhe nga vendi jonë. Institucionet kanë arsye të jenë vigjilent në agjendën e dëmshme ruse për Ballkanin dhe Evropën. Qeveria dhe populli i Kosovës e mirëpret besimin dhe përkushtimin tuaj për paqe të qëndrueshme dhe sigurinë”, është shprehur kryeministri Kurti.
Ndërkaq sekretari Stoltenberg ka ripërsëritur se në rast të rrezikimit të stabilitetit të Kosovës, misioni i KFOR-it është i gatshëm të intervenojë.
“Veprimet tona do të jenë të matura, dhe do të bëjmë çdo gjë që do të jetë e mundur për të mundësuar që të mos ketë përshkallëzim të situatës në Kosovë”, ka deklaruar ai.
Stoltenberg tutje u kërkoi Kosovës dhe Serbisë që t’i ulin tensionet, pasi siç tha, të gjitha çështjet duhet të zgjidhen përmes dialogut politik.
“Unë e mirëpres që situata në terren është përmirësuar, por duhet të shmangim çdo përshkallëzim. Prandaj, u bëj thirrje të gjitha palëve që të veprojnë me përmbajtje. Çështjet e pazgjidhura duhet të zgjidhen përmes dialogut politik”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri