LAJMI I FUNDIT:

Kurti pas takimit i shkruan letër Thaçit, ia përsërit se do të diskutojë me të vetëm për shpalljen e zgjedhjeve dhe luftimin e pandemisë

Kurti pas takimit i shkruan letër Thaçit, ia përsërit se do të diskutojë me të vetëm për shpalljen e zgjedhjeve dhe luftimin e pandemisë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i ka dërguar edhe një letër presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit që sot zhvilluan bashkërisht.

Në këtë letër Kurti ka falënderuar fillimisht presidentin për takimin e sotëm.

“Dëshiroj t’ju falënderoj për qëndrimin tuaj të ritheksuar disa herë gjatë takimit, në lidhje me gatishmërinë për respektimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe praktikës kushtetuese. Në lidhje me njoftimin tuaj se jeni duke kryer “konsultime” me liderët e partive tjera politike nuk kam as kompetencën, as dëshirën që t’ju udhëzoj se si e organizoni agjendën tuaj ditore. Mirëpo, dëshiroj të potencoj qëndrimin tim se konsultime të tilla nuk kanë bazë në asnjë dispozitë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, thuhet në letrën e Kurtit.


Kurti tutje në letër ka ritheksuar gatishmërinë e tij që të rrij në kontakt me presidentin për luftimin e pandemisë së coronavirusit.

Kurse sa i përket çështjeve tjera, Kurti ka potencuar se komunikimi ndërinstitucional në mes Presidencës dhe Kryeministrit të vazhdojë në formën e shkruar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Lajme
Cilat janë simptomat e depresionit, çfarë thotë psikologia Qenaj?

Cilat janë simptomat e depresionit, çfarë thotë psikologia Qenaj?

Shëndetësi
Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Drejtësi
Kalo në kategori