LAJMI I FUNDIT:

Kurti pas takimit në Bruksel: Përderisa Radoiçiqi dhe grupi i tij ndodhen në liri, nuk ka mirëbesim në dialog

Kurti pas takimit në Bruksel: Përderisa Radoiçiqi dhe grupi i tij ndodhen në liri, nuk ka mirëbesim në dialog

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar sërish pas takimeve që ka pasur në Bruksel, në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd.

Kurti në mbledhjen e Qeverisë, tha se takimi ndodhi pas 9 muajsh nga sulmi në Banjskë, transmeton Telegrafi.

“Të mërkurën është mbajtur takimi i nivelit të lartë në Bruksel, më kuadër të dialogut të lehtësuar nga përfaqësuesi i lartë i BE-së, për politikë të jashtme dhe siguri dhe zëvendëspresidenti Komisionit Evropian, Josep Borrell, si dhe emisarit të tij, Mirollsav Lajçak. Takimi i parë, pas sulmit në Bansjkë të Zveçanit, nga një grup paramilitar serb i mbështetur dhe i financuar nga Serbia”, pohoi ai.


Kurti shtoi më tej se “pas 9 muajsh nga sulmi, kryeterroristi Milan Radoiçiq është ende i lirë në Serbi dhe mbrohet në Serbi”.

Gjithashtu, kryeministri theksoi se Serbia duhet t’ia dorëzojë Kosovës grupin paramilitar që ka kryer sulmin në Banjskë.

“Ne nuk mund ta kthejmë heroin tonë, rreshterin Afrim Bunjaku, por Serbia duhet t’ia dorëzojë Kosovës grupin paramilitar që kreu sulmin terrorist në krye me Milan Radoiçiq, dhe të gjithë ata të përballen me drejtësinë”, pohoi ai.

Kurti: Kërkova zbatimin e Marrëveshjes bazike, tërheqjen e letrës, dorëzimin e Radoiçiqit
Lexo po ashtu Kurti: Kërkova zbatimin e Marrëveshjes bazike, tërheqjen e letrës, dorëzimin e Radoiçiqit

Kryeministri bëri të ditur se tashmë terroristët që janë identifikuar janë në listën e INTERPOL.

“Grupi i identifikuar i terroristëve është hyrë në sistemin e urdhër-arrestit ndërkombëtarë, 39 persona të atij grupi, 37 prej tyre të identifikuar qartë ndodhen në listën e INTERPOL. Përderisa Radoiçiq dhe grupi i tij ndodhën në liri, nuk ka mirëbesim në dialog”.

Në mbledhjen e Qeverisë, Kurti tha se janë për dialog dhe fqinjësi të mirë, por që Serbia po vazhdon të shfaq shovinizmin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Media greke artikull për Shqipërinë: 48 orë në Tiranë, gjërat në

Media greke artikull për Shqipërinë: 48 orë në Tiranë, gjërat në "kryeqytetin e Ballkanit" kanë ndryshuar

Lajme
Presidentja e ashpër me Qeverinë: E refuzuan heqjen e taksës ndaj Amerikës, Serbisë ia mbajmë taksën zero

Presidentja e ashpër me Qeverinë: E refuzuan heqjen e taksës ndaj Amerikës, Serbisë ia mbajmë taksën zero

Lajme
Punuan për zgjedhje, qytetarët ankohen për vonesat e pagesave - KQZ: Ka gabime teknike, po përmirësohen listat

Punuan për zgjedhje, qytetarët ankohen për vonesat e pagesave - KQZ: Ka gabime teknike, po përmirësohen listat

Lajme

"Trump do dëbojë mbi 1.800 shqiptarë nga SHBA!" Ministri Hasani rrëfen prapaskenat: Ja pse ndodh

Lajme
Kosova në tryezën e BE-së, Kaja Kallas raporton mbi zhvillimet rreth dialogut me Serbinë

Kosova në tryezën e BE-së, Kaja Kallas raporton mbi zhvillimet rreth dialogut me Serbinë

Lajme
Ndryshim i motit - java nis me shi

Ndryshim i motit - java nis me shi

Lajme
Kalo në kategori