LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Nuk ka “Ballkan të Hapur” me Serbi të mbyllur ndaj Kosovës

Kurti: Nuk ka “Ballkan të Hapur” me Serbi të mbyllur ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk do të ketë dobi nga iniciativa “Ballkani i Hapur” derisa Serbia është e mbyllur ndaj Kosovës.

Kurti tha se Serbia duhet të heq fillimisht barrierat që i ka vënë Kosovës, pastaj të mendohet për një Ballkan të hapur.

“Serbia nuk i pranon as diplomat, as dokumentet, as vulat e as certifikatat tona, Nuk ka Open Ballkan me Serbi të mbyllur për Kosovën. Le të hapet njëherë Serbia për Kosovën, duke hequr barrierat që na i vendos, dhe mandej mund të mendohet se Ballkani i Hapur do të bëhet”, ka thënë Kurti.


Kryeministri ka komentuar edhe përkrahjen e kësaj iniciative nga i dërguari i posaçëm i SHBA-ve, Gabriel Escobar.

“Ata nuk dalin kundër kësaj, por respektojnë edhe qëndrimin e Kosovës që të jetë skeptike ndaj një iniciativë të tillë. Unë mendoj se iniciativat rajonale që përbrenda nuk është Bashkimi Evropian  duhet t’i shohim me skepticizëm dhe e dyta nuk duhet t’i themi”, ka thënë Kurti në Context të ATV-së.

“Unë nuk ju përkas atyre liderëve politik që besojnë vetëmjaftueshmërinë e Ballkanit,  nuk është as ndjeshmëri kulturore e as orientim politik i imi me të ashtuquajturën vetëmjaftueshmëri të Ballkanit, të liderëve të cilët duken se po bëhen bashkë me idenë se duhet vazhdimisht të ankohemi ndaj Bashkimit Evropian. Unë jam kritik ndaj Bashkimit Evropian, por pa cinizëm dhe pa hidhërim”, tha ndër të tjerash Albin Kurti.

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori