LAJMI I FUNDIT:

Kurti në takim lamtumirës me Kosnett: SHBA-ja, partnere dhe aleate e pazëvëndësueshme

Kurti në takim lamtumirës me Kosnett: SHBA-ja, partnere dhe aleate e pazëvëndësueshme

Kryeministri Albin Kurti, ka zhvilluar takimin lamtumirës me rastin e përfundimit të mandatit të ambasadorit amerikan Philip Kosnett.

Kurti e falënderoi ambasadorin Kosnett për bashkëpunimin përgjatë gjithë mandatit të tij në Kosovë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikën janë aleati dhe partneri ynë i pazëvendësueshëm. Me të përkrah dhe me vullnetin politik të Qeverisë, Kosova do të bëhet gjithmonë e më shumë partner i qëndrueshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shtet i së drejtës dhe zhvillimit”, u shpreh kryeministri.


Ai tha se ai si kryeministër dhe Qeveria që udhëheq, do të vazhdojë këtë traditë të bashkëpunimit të ngushtë dhe të veçantë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe përfaqësuesit e saj në Kosovës në përmbushjen e synimeve dhe interesave të përbashkëta.

“Kryeministri Kurti, zëvendëskryeministri Bislimi dhe shefi i stafit të Kryeministrit, Dalipi i uruan ambasadorit Kosnett suksese të mëtutjeshme në angazhimet e tij të radhës, duke ia rikujtuar se gjithmonë është i mirëseardhur në Kosovë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit.

Ndryshe, mandati trevjçar i Kosnettit përfundon në fund të vitit.

Ambassador i ri i SHBA-së në Kosovë është emëruar Jeffrey M. Hovenier, por ai duhet të konfirmohet nga Senati amerikan.

Ai është një diplomat karriere i shërbimit të jashtëm amerikan që ka qenë pjesë e stafit të të Dërguarit të Posaçëm të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Lajme
“Shpresojmë që partitë opozitare do ta bëjnë qeverinë”, Qalaj: Bashkëpunimi me LVV-në nuk diskutohet

“Shpresojmë që partitë opozitare do ta bëjnë qeverinë”, Qalaj: Bashkëpunimi me LVV-në nuk diskutohet

Politikë
Moti gjatë javës së ardhshme, një front i ftohtë nga veriu i kontinentit pritet të depërtojë në Kosovë

Moti gjatë javës së ardhshme, një front i ftohtë nga veriu i kontinentit pritet të depërtojë në Kosovë

Lajme
Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Lajme
Më 14 prill fillon

Më 14 prill fillon "One Stop Shop" në mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

Lajme
Ushtarë amerikanë të KFOR-it zhvillojnë trajnim me mitralozë në Gjakovë

Ushtarë amerikanë të KFOR-it zhvillojnë trajnim me mitralozë në Gjakovë

Siguri
Kalo në kategori