LAJMI I FUNDIT:

Kurti në Durrës: Të ndihmojmë sa më shumë që të shmangim krizën humanitare

Kurti në Durrës: Të ndihmojmë sa më shumë që të shmangim krizën humanitare

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, mëngjesin e sotëm ka qëndruar në Durrës, saktësisht në zonat e prekura nga tërmeti.

Ai ka takuar edhe përfaqësues të policisë dhe ushtrisë, ndërsa në një deklaratë për media tha se kërkohet ndihma e institucioneve të Shqipërisë dhe Kosovës që të shmanget kriza humanitare.

“Që të mos kemi elementë të ndonjë krize humanitare duhet që institucionet edhe në Kosovë edhe në Shqipëri – qendrore dhe lokale t’i ndihmojnë shqiptarët pa dallim – sa më shumë”, u shpreh Kurti.


Ai shtoi se duhet të ndihmojmë dhe mbështesim njëri-tjetrin në këto kohë të vështira.

“Pushtetet vendore do të ndihmojnë me statistika më të mira, ndërkohë populli po e kryen punën e bujarisë dhe mirëpritjes. Populli po tregon solidaritet dhe do të duhet që institucionet dhe qeveritë ta organizojnë sa më mirë këtë gjë. Nuk duhet të bjerë përkushtimi sepse mund të duket që ka rënë rreziku”, tha Kurti. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua në veri gjen disa pika të bardha në veturë, policia nis hetimet

Një grua në veri gjen disa pika të bardha në veturë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Britania e shqetësuar me mungesën e progresit në dialog, Holland vlerëson Qeverinë e Kosovës për lejimin e mallrave serbe

Britania e shqetësuar me mungesën e progresit në dialog, Holland vlerëson Qeverinë e Kosovës për lejimin e mallrave serbe

Lajme
Tomë Gashi: Bojkoti i seancave, taktikë e LVV për largimin nga debatet që nuk sjellin asgjë të mirë

Tomë Gashi: Bojkoti i seancave, taktikë e LVV për largimin nga debatet që nuk sjellin asgjë të mirë

Lajme
Gjenden 75 mijë euro të padeklaruara në një qese plastike të fshehur nën ulësen e prapme të një veture në Merdar

Gjenden 75 mijë euro të padeklaruara në një qese plastike të fshehur nën ulësen e prapme të një veture në Merdar

Kronika e Zezë
Familja e Faton Hajrizit dorëzon padi ndaj Kurtit, Bislimit dhe deputetit Rexhaj

Familja e Faton Hajrizit dorëzon padi ndaj Kurtit, Bislimit dhe deputetit Rexhaj

Drejtësi
​Nga 1 nëntori Policia e Kosovës nuk lëshon më vërtetime mbi të kaluarën kriminale

​Nga 1 nëntori Policia e Kosovës nuk lëshon më vërtetime mbi të kaluarën kriminale

Lajme
Kalo në kategori