Lëvizja Vetëvendosje ka hapur fushatën zgjedhore në Istog.
Para qytetarëve istogas, kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti tha se ndryshimi nuk mund të vijë duke votuar të njëjtit njerëz, e të njëjtat parti, transmeton Telegrafi.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tregoi sesi ndryshimi është i domosdoshëm sepse sipas tij atë po e kërkojnë studentët me diplomë e të papunë, fermerët që punojnë e nuk fitojnë, mërgata që ndihmon Kosovën që nuk ndryshon, dhe punëtorët që punojnë shumë e paguhen pak.
Për siç thuhet në njoftim, drejtësi gjyqësore ndaj të korruptuarve e drejtësi sociale për qytetarët, kandidati për kryeministër, Albin Kurti iu drejtua qytetarëve duke iu thënë: “le të bëhemi bashkë të gjithë për ta ndryshuar vendin për fëmijët tanë e për fëmijët që duhet të lindin e do të lindin për të na trashëguar ne sepse me Vetëvendosjen tash ka shpresë. Me Vetëvendosjen do ta kthejmë dinjitetin te punëtori, bujku e studenti. Me Vetëvendosjen do ta zhvillojmë ekonominë, do ta avancojmë bujqësinë, do ta përmirësojmë arsimin dhe do ta rregullojmë shëndetësinë”.
Kurse, kandidati për deputet dhe njëherazi kryetari i Qendrës së Istogut, Agron Avdijaj, theksoi se, aty ky qeveria është e madhe në numër, numri i qytetarëve të punësuar është shumë i vogël.
“Sa më shumë këshilltarë kishim, aq më shumë kishim skandale korruptive. Zëvendës ministrat e shumtë për funksion kishin uljen e besimit tonë në institucionet tona. Kosovën dhe Istogun e kanë degraduar në vendin më të varfër në Evropë, të izoluar e kriminalizuar, pa prodhim e me migrim masiv”, tha ai.
Ndërsa kandidatja Fatmire Mullhaxha Kollçaku tha se nuk ka më bastione, ndërsa u zotua se pas 6 tetorit vendi do të ketë një sistem të fortë e të garantuar publik e shëndetësor falas.
Sipas saj sidomos klinika onkologjike do të jetë e mbështetur dhe e financuar siç duhet dhe siç ia kanë nevojën dhe e meritojnë të gjithë qytetarët.
Kandidati Shpejtim Bulliqi tha se përgjatë gjithë këtij degradimi, Lëvizja Vetëvendosje ka qenë aty për të dëshmuar se gjërat do të duhej të kishin qenë ndryshe.
Për Bulliqin qeveria Kurti do të jetë një pasqyrë e re ku qytetarët do ta shohin veten siç janë dhe siç duhet e duan të jenë.
Kandidatja Mimoza Kusari Lila e vazhdoi tubimin duke kujtuar se në historinë tonë si popull ka pasur gjithmonë një dritë e një lëvizje që ka punuar për t’ia kthyer shpresën Kosovës dhe sot kjo lëvizje e kjo dritë, sipas saj, ka një listë fitimtare me 110 burra dhe gra të prëgatitur me armën më të fortë, dije, integritet dhe profesionalizëm. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSa paguhet Trump si president i ShBA-së? Paga, bonuset dhe detajet tjera
Gazetarja nga ‘CBS News Chicago’ i flet shqip Dua Lipës: Motra ime shqiptare, jam shumë krenare për ty
Tre nxënës të shkollës në Shirokë lëndohen nga sulmi i qenit, reagon Policia
Gjesti tallet me të pas daljes: Ku je more Xum, të ka rënë pulsi a?
Bëhen viralet videot e Laertit, i del organi gjential në transmetim live në Big Brother VIP Albania nga pakujdesia
"Bëhu serioz", presidenti i Panamasë reagon me nervozizëm ndaj pyetjes së "pushtimit" të kanalit nga ana e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!