Viti 2024 do të hyjnë në historinë ekonomike të Kosovës, si viti në të cilin është arritur 10 miliardëshi. Kështu tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën vjetore të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), ku u shpalosen mbështetja e bizneseve gjatë vitit 2024 dhe planet për vitin 2025.
Kryeministri Kurti duke folur për rritjen ekonomike, tha se Kosova ka treguar një rritje mesatare prej 6.6.% përgjatë katër viteve.
Sipas tij, këtë rritje ekonomike e kanë ndarë me fëmijët, nënat, pensionistët, studentët dhe bizneset.
“Trendet e viteve të fundit të rritjes ekonomike na dëshmojnë se nga përpjekjet tona të përbashkëta vendi ynë ka treguar një rritje mesatare prej 6.6 për qind të Bruto Produktin Vendor në këto katër vite. Kemi dyfishim të eksporteve, përmirësim të ndjeshëm të raporteve eksport-import prej 1 me 9 para 4 viteve në rreth 1 me 6 tani. Kemi edhe dyfishim të investimeve të huaja, me ç’rast mesatarja e investimeve të huaja gjatë qeverisjes sonë 2021-2023 është 664.3 milionë euro, ose dy herë më e lartë se mesatarja vjetore e periudhës 2007-2020…
Në përgjithësi ekonomia e Kosovës është rritur dhe ky vit do të hyjë në historinë ekonomike të Kosovës si vit në të cilën është arritur 10 miliardshi i ekonomisë sonë. Me ç’rast kjo i bien një rritje prej 46% afër 50%, krahasuar me vitin 2019 dhe mbi 50% krahasuar me vitin 2020. .. Sivjet 2-24 krahasuar me vitin 2021, kemi një rritje të ekonomisë së vendit tonë për rreth 30 për qind”, tha Kurti.
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari u shpreh se Kosova me treguesit ekonomik në rritje është më mira në rajon.
Si sukses për vitin 2024, ajo e ndau edhe marrëveshjen me CEFTA-në dhe përfaqësimin e Kosovës pa UNMIK-un.
“Kosova është veçse me treguesit ekonomik në rritje më e mira në rajon me shumë tregues që i përmendi kryeministri kemi edh enjë obligim të madh para nesh që janë integrimet evropiane që janë përmes masave që duhet t’i zbatojmë përmes planit të rritjes përmes BE ku Kosova së bashku me sektorin privat pritet të kontribuoj në industrinë e gjelbër, industrinë qarkore.
Prandaj pres nga ju që të keni sa më shumë vëmendje të krijimit i simbiozave si biznese që krijoni sa më shumë ekosisteme që çka është mbetje për një sektor të jetë lëndë e parë në sektorin industrial. Për të lehtësuar eksportet unë sot iu njoftoj se në vendimet e fundit të qeverisë sonë ne morën vendimin për marrjen e autorizimit për nënshkrimin e marrëveshjes EFTA”, deklaroi ministrja, Hajdari.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm në KIESA, Zef Dedaj thotë se përgjatë vitit 2024 si KIESA kanë mbështetur rreth 500 biznese në vlerë prej 7.3 milionë euro.
“Këtë vit derisa buxheti i KIESA-së ishte 13.9 milionë, thuasje 14 milionë e kemi menaxhuar dhe ekzekutuar si në vijim: filluam me mbështetjen e 167 bizneseve prodhuese dhe përpunuese në kuadër të politikës sektoriale dhe mbështetëm 167 biznese në vlerë prej 4 milionë e 455 mijë euro. Pastaj vazhduam edhe me 23 biznese të tjera duke i mbështetur përmes grant skemës për certifikim duke iu mundësuar që t’i certifikojmë me markën CE që target kryesor ka rritjen e eksportit edhe këtë në vlerë prej 500 mijë euro.
Pastaj, vazhduam me 62 biznese, ndërmarrje të vogla dhe të mesme në fushën e digjitalizimit dhe 7 në fushën e artizanaleve edhe këto në vlerë prej 500 mijë euro. Shumë e rëndësishme të theksohet për herë të parë zbatuam grant-skemën për inovacion…përfituan 34 ndërmarrje të vogla dhe të mesme prodhues dhe ndërtues dhe të sektorit të teknologjisë informative.. Gjithsej afër 500 biznese të mbështetura vetëm nga KIESA nga këto 308 me grante direkte financiare dhe rreth 150 me panaire”, thotë ai./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!
Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit