Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka hedhur kritika ndaj Qeverisë së Ramush Haradinajt lidhur me rritjen e pagave për kabinetin qeveritar, një ditë para se Kuvendi të mblidhet për të votuar Projektligjin për Buxhetin.
Kurti ka vlerësuar se çdo vjedhje duhet dënuar, e më së pari ajo e Qeverisë.
Sipas të parit të Vetëvendosjes është e rëndësishme që pagat të rriten, mirëpo jo ato të krerëve të shtetit.
Reagimi i plotë i Kurtit:
Sot u bënë një vit prej kur kryeministri Haradinaj dhe qeveria e tij ia dyfishuan pagat vetvetes. Nesër, si pikë e rendit të ditës në seancë plenare është edhe votimi në parim i Projektligjit për Buxhetin për vitin 2019. Cili është kuptimi që Kuvendi të miratojë buxhetin që propozon një qeveri e cila ia rriti pagat vetes edhe me efekt retroaktiv?! Qeveria nuk do Ligj për Qeverinë, në mënyrë që të bazohet në Rregullore, teksa shkel Kushtetutën.
Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese Almiro Rodrigues dhe Gresa Caka-Nimani kishin të drejtë në mendimin e tyre të përbashkët mospajtues 14 faqësh, kur kundërshtuan vendimin e qeverisë për t’ia rritur pagat vetvetes. Ja dy përfundimet e tyre:
66. Ne konkludojmë se Vendimi nr. 04/20 i Qeverisë së Republikës së Kosovës, i 20 dhjetorit 2017, nuk është në përputhje me nenet 92 dhe 93 të Kushtetutës, sepse as nuk “zbaton një ligj” dhe as nuk është një “propozim”.
67. Më tutje ne konkludojmë se rrjedhimisht Vendimi nr. 04/20 i Qeverisë së Republikës së Kosovës, i 20 dhjetorit 2017, cenon kompetencat e Kuvendit të përcaktuara në nenin 65.5 të Kushtetutës, duke afektuar kështu balancimin dhe ndarjen e pushteteve të përcaktuar me nenin 4 të Kushtetutës.
Qeveria nuk kishte bazë ligjore, ra në kundërshtim me ligjin dhe cenoi Kuvendin.
T’ia rrisësh pagën vetes është vjedhje. Sepse vjedhja nuk është vjedhje meqë bëhet tinëz, por për shkak se është vjedhje. E, çdo vjedhje duhet të dënohet. E, më së pari ajo e qeverisë.
Është e nevojshme që pagat të rriten në vendin tonë. Por, jo ato të krerëve të shtetit dhe qeveritarëve. Ndërkohë paga minimale në Kosovë ngelet 170 euro për të gjithë qytetarët mbi 35 vjeç, dhe vetëm 130 euro për ata nën këtë moshë! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Premtimet për rrymën: Gaz, thëngjill, burime të ripërtërishme
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos