Kurti: Jemi pajisur me një aparaturë e cila është e vetmja në rajonin e Ballkanit

Kryeministri Albin Kurti, dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia vizituan Klinikën e Radiologjisë dhe Mjekësinë Nuklerare ku thanë se po investohet në rritjen e kualitetit të diagnostikimit si dhe cilësinë e shërbimeve për pacientë.
Shefi i ekzekutivit u shpreh se në Radiologji, Kirurgji dhe Biokimi Mjekësore është investuar në vlerë prej më shumë se 390 mijë euro.
Pas vizitës në klinikat e QKUK-së, Krti tha se në Radiologji janë rinovuar pritoret dhe korridoret.
“Këtu ku ndodhemi (Radiologji) kemi bërë adaptimin e korridoreve dhe pritoreve, përveç Klinikës së Radiologjisë gjithashtu edhe në Biokimi Mjekësore dhe në Kirurgji. Vlera e gjithëmbarshme është diç më shumë se 393 mijë euro dhe punimet janë kryer mbi 90 për qind në të tri këto klinika.
Pikërisht këtu ku ndodhemi tani, në Radiologji, kjo është përmbyllur me sukses. Kemi pasur për qëllim rregullimin e pritoreve dhe korridoreve për pacientë dhe familje në hollet e të tri këtyre klinikave, Radiologji, Biokimi dhe Kirurgji. Me këtë rast i kemi trajtuar të gjitha elementet e enterierit, që e bëjnë edhe punën cilësore të mjekëve, specialistëve dhe infermierëve. Por gjithashtu edhe trajtimin sa më të dinjitetshëm dhe të suksesshëm të pacientëve”, deklaroi Kurti.
Shefi i ekzekutivit tha se është blerë një aparaturë në vlerë prej 850 mijë euro, e cila është e vetme në rajonin e Ballkanit.
“Jemi pajisur me një aparaturë e cila është e vetmja në rajonin e Ballkanit. Aparati i ri quhet Spect/CT me vlerë prej 850 mijë euro. Është blerë nga buxheti i shtetit. Edhe pse kishte kërkesa qysh nga viti 2018, nuk është blerë asnjëherë. Spect/CT përdor izotopet radioaktive për të krijuar imazhe funksionale dhe për të treguar se si funksionojnë si organet ashtu edhe indet në trupin e njeriut. Paralelisht me CT që krijon imazhet strukturore në detaje të larta për anatominë e trupit dhe kombinimi i këtyre dy teknikave ndihmon në diagnostikimin më të saktë”, shtoi Kurti para gazetarëve.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se po punojnë për rritjen e cilësisë së shërbimeve por edhe të diagnostikimit të pacientëve.
“Investimet tona synojnë që ta rrisin kualitetin e diagnostikimit të pacientëve në mënyrë që pacientët të diagnostikohen në Kosovë dhe të intervenohet në Kosovë, sepse paralelisht me investimet në diagnostikim po investojmë shumë edhe në aparatura në trajtim që sa më në mënyrë cilësore dhe komode për profesionistët shëndetësor, por njësoj edhe sa më në mënyrë cilësore edhe qytetarët tanë të marrin këto shërbime këtu.
Kurse tash në Klinikën e Radiologjisë siç po e shihni është hapi i parë i intervenimit në sportele që do të vazhdojmë edhe në Klinikën e Biokimisë dhe pastaj komplet në bllokin kirurgjik në mënyrë që edhe komponenta e shërbimit të pacientëve që janë në pritjen e këtij shërbimi të jetë në rregull, pa tollovitë e zakonshme. Sepse siç e patë janë instaluar edhe radhët e pritjes në mënyrë të digjitalizuar”, përfundoi Vitia.
Pas vizitës, kryeministri Albin Kurti ka refuzuar të flas për deklaratën e djeshme që “kurrë nuk kanë qenë më shumë media kaq shumë kundër qeverisë se sa në këtë katër vjeçar”. /Kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Po udhëtonte drejt Londrës, udhëtarja nga Shqipëria kapet me 124 boksa cigare në Aeroportin e Prishtinës

Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

LVV dhe LDK përplasen për shkak të një vote

Numërimi i votave nga diaspora, Abdixhiku: Nuk arritëm rezultatin e menduar, por jemi rritur plot 70 mijë vota

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Numërimi i 66.31 për qind e votave me postë – LVV e para në 19 komuna përfshirë edhe ato me shumicë serbe, pasojnë LDK e PDK

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës