LAJMI I FUNDIT:

Kurti hesht rreth shqetësimeve të Osmanit për dykuptimësitë brenda statutit

Kurti hesht rreth shqetësimeve të Osmanit për dykuptimësitë brenda statutit

Kryeministri Albin Kurti nuk ka pranuar të deklarohet për shqetësimet e ngritura dje nga presidentja Vjosa Osmani lidhur me disa çështje brenda draft-statutit të Asociacionit, të cilat sipas saj, kanë dykuptimësi. 

Shqetësimi që nene të draft-statutit të Asociacionit kanë kuptime të dyfishta ka mbetur pa u sqaruar edhe një ditë pasi atë e ngriti presidentja.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kërkoi të martën se që këto gjëra të eliminohen tani ose më vonë, por nuk sqaroi se cilat janë ato.


Njëjtë veproi të mërkurën edhe kryeministri Albin Kurti. Ai pas një aktiviteti ku mori pjesë, nuk pranoi të përgjigjet për këtë çështje.

Për dallim nga kryeministri, Bashkimi Evropian është deklaruar pas interesimit të Dukagjinit lidhur me shqetësimet e presidentes.

Mirëpo, zëdhënësi Peter Stano nuk ka dhënë detaje kur është pyetur rreth komenteve që presidentja Osmani i ka dërguar në Bruksel.

“Ne nuk komentojmë të gjitha vërejtjet e ndryshme të bëra publikisht. Bisedimet nuk zhvillohen në publik, por në mënyrë konfidenciale pas një tavoline negociuese. Kjo është natyra e diplomacisë. E vetmja gjë që mund të themi është të kujtojmë është se një propozim i ri i balancuar evropian për themelimin e Asociacionit të Komunave iu paraqit partnerëve përkatës”, ka deklaruar Stano.

​Osmani për draft-statutin e Asociacionit: Ka çështje që duhet të sqarohen sepse krijojnë dykuptimësi
Lexo po ashtu ​Osmani për draft-statutin e Asociacionit: Ka çështje që duhet të sqarohen sepse krijojnë dykuptimësi

Dy liderët e shtetit kosovarë po refuzojnë të japin detaje rreth përmbajtjes së draft-statutit me arsyetimin se kjo është kërkesë e ndërkombëtarëve.

Ambiguiteti apo dykuptimësia, sipas studiuesit të shkencës politike Artan Mustafa, është i zakonshëm në dokumentet ndërkombëtare që lidhen me Kosovën.

Mirpo, ai ka frikë se pikërisht prapa tyre fshihet autonomia për komunat me shumicë serbe.

“Prapa elementeve kyçe ambiguoze të dokumentit të fundit fshihet qëllimi kryesor i cili është krijimi i një autonomie, e cila do të jetë autonomia më e madhe në Evropë sidomos në shtetet e Evropës të cilat kanë dalë prej hapësirës komuniste dhe i janë bashkuar Bashkimit Evropian ose gjenden në Ballkanin Perëndimor”, ka deklaruar Mustafa.

Çështjet me dy kuptime brenda draft-statutit, presidentja Osmani ka kërkuar që të eliminohen tani ose pasi ky dokument të shkojë për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese.

Detajet brenda tekstit të tij i kanë vlerësuar si të ndjeshme edhe disa liderë opozitarë.

Në trend Lajme

Më shumë
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Lajme
Policia me aksion kundër fajdes në Prizren, arreston dy persona - konfiskon para dhe automjete

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren, arreston dy persona - konfiskon para dhe automjete

Lajme
Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Drejtësi
Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori