Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ka folur për gatishmërinë e tij për përfshirje në dialogun me Serbinë, si dhe për përfshirjen e SHBA në këtë proces përmes emisarit special të presidentit Trump, ambasadorit Richard Grenell.
Si e shihni qasjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që, përmes zhvillimit ekonomik në Kosovë e Serbi, mund të lehtësohet arritja e marrëveshjes përfundimtare?
Kurti: Besoj që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, që të dyja janë të pazëvendësueshme për Kosovën nëpër të gjitha proceset, në të cilat ne kalojmë – përfshirë këtu edhe atë të bisedimeve me Serbinë – jam optimist që rolet e tyre mund të jenë edhe përplotësuese edhe atëherë kur nuk janë të njëjta. Në këtë kuptim,padyshim që ne e mirëpresim angazhimin amerikan në raportet tona me Serbinë.
Grenell i ka dhënë energji të re procesit të dialogut
Si e komentoni angazhimin e ambasadorit Richard Grenell dhe suksesin e tij për arritjen e pajtimit të Kosovës dhe Serbisë për linjën ajrore dhe atë hekurudhore në kohën kur dialogu i Brukselit ka stagnuar?
Kurti: Kemi shprehje të interesit në disa fusha për marrëveshje siç është ajo e fluturimeve dhe e hekurudhës. Tash, unë, në parim, do të udhëhiqem prej Kushtetutës së Kosovës dhe ligjeve të saj, në njërën anë, dhe prej parimit të reciprocitetit dhe vullnetit të mirë, në anën tjetër. Besoj se angazhimi i ambasadorit të Shteteve të Bashkuar të Amerikës në Berlin, i ka dhënë energji të re procesit.
Kur jemi te këto dy iniciativa, janë parë si historike dhe si mënyrë e mirë për të avancuar normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Ju, si i vlerësoni këto marrëveshje?
Kurti: Ambasadori amerikan në Berlin, beson që për investime ekonomike në rajon, marrëveshja është çelësi. Unë nuk e mohoj që një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë do t’i ndihmonte perspektivës së zhvillimit ekonomik të rajonit, por si kryeministër i Republikës së Kosovës, si fitues i zgjedhjeve, që ka garuar me një program të fuqishëm ekonomik, besoj që këtu nuk duhet neglizhuar tre faktorë të rëndësishëm.
I pari është luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë që krijon besueshmëri për investitorët.
I dyti është luftimi i varfërisë së popullsisë, në mënyrë që të ngrihet kërkesa agregate për mallrat dhe gjithashtu mendoj se e treta është jo më pak e rëndësishme – qasja sa më e lehtë në financa, pra në një lloj të kapitalit fillestar për ndërmarrësinë ekonomike.
A prisni arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë brenda këtij viti?
Kurti: Unë kam gatishmëri për dialog. Nuk dua të paragjykoj shpejtësinë e arritjes së marrëveshjes. Për mua qëndrueshmëria e bisedimeve është shumë e rëndësishme dhe sa më parë që arrijmë marrëveshje, aq më mirë. Aktualisht, në këtë muaj ne vetëm sa kemi filluar në Qeverinë e Republikës së Kosovës që të bëjmë këtë fuzionim të ministrive. Është dita e katër e punës sime. Ende nuk i kam as 100 orë punë, se lëre më 100 ditë. Ndërkaq, në anën tjetër, Serbia po fillon një fushatë zgjedhore për zgjedhjet e saj atje. Kështu që duhet të kemi pak mirëkuptim edhe për këto dy dinamika në dy vendet tona./rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPresidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit
Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave
Çfarë janë myshqet në zorrë, çka ndikon në rritjen e tyre dhe cilat simptoma i japin?
Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë
Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale