LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Gjashtë vjet pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit, vrasësit lëvizin të lirë në Serbi

Kurti: Gjashtë vjet pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit, vrasësit lëvizin të lirë në Serbi

Kryeministri i Kosovë, Albin Kurti, ka kujtuar vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, gjashtë vite më parë.

Në një shkrim në llogarinë e tij në rrjetin social “X”, Kurti tha se Ivanoviq ka qenë aktiv gjatë të dyjave: luftës ’98-’99 dhe dëbimit të shkurtit 2000 të mijëra shqiptarëve nga veriu.

Sipas tij, Beogradi i frikësohej atij si dëshmitar të mundshëm të EULEX-it.


“Sot, 6 vjet pas vrasjes së tij në Mitrovicën e Veriut, vrasësit e tij ende enden të lirë në Serbi”, shkroi Kurti.

Oliver Ivanoviq ishte bartës i listës “Liria, Demokracia, Drejtësia – Oliver Ivanoviq” në zgjedhjet lokale të Kosovës, të cilat u mbajtën në nëntor të vitit 2017, pak muaj para vrasjes së tij.

Gjatë fushatës parazgjedhore për ato zgjedhje lokale, për shkak të frikësimit të serbëve në veri të Kosovës, katër kandidatë nga lista e tij u tërhoqën, ndërsa vetë Ivanoviqit iu dogj vetura në veri të Mitrovicës.

Në fillim të vitit 2014, ai ishte edhe një nga kandidatët për kryetar të Mitrovicës së Veriut, kur u ndalua nën dyshimin se kishte kryer krime lufte.

Në shkurt të vitit 2017, Gjykata e Apelit e Kosovës urdhëroi rigjykimin e Ivanoviqit, pasi ai u dënua me nëntë vjet burgim në vitin 2016 për krime lufte kundër civilëve të Kosovës në vitet 1999 dhe 2000.

Rigjykimi filloi më 24 mars 2017, ndërsa më 21 prill atij iu hoq arresti shtëpiak dhe iu lejua të mbrohej në liri.

Ai u vra më 16 janar të vitit 2018, me gjashtë të shtëna në shpinë, para objektit të partisë së tij në Mitrovicë të Veriut.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori